Templates by BIGtheme NET

VIKTORIA NULAND DHE HILEQARËT E TIRANËS

desadaBlog-Autor: Desada Metaj

Zyrtarja e larte amerikane Nuland ka mbërritur në Tiranë duke i dhënë shpresë ditëve të fundit për gjetjen e konsensusit pëe reformën në drejtësi. E megjithatë duket se kokat e *nxehta* të politikës së korrikut në Tiranë,kanë vijuar të luajnë  me hile lojën e nisur keqas qysh prej fillimit,duke rritur pritshmëritë për një reformë që do mbetet në sirtaret e ndërkombëtarëve.

As paragrafi i famshëm i nenit 88,as ndërhyrjet e diplomatëve të Tiranës dhe ata të ardhur nga Uashingtoni,nuk mund të bindin më askeënd qe reforma në drejtësi është peng i rreshtave të shkruar dhe të korrigjuar shumë herë. Edhe pse zonja Nuland mendohet si i ka propozuar kryetarit të opozitës një ndryshim në paragrafin që parashikon rolin e ndërkombëtarëve në të ardhmen e sistemit të drejtësisë,pakkush,përfshirë dhe ata që e takuan dje zyrtaren e lartë amerikane shpresojnë se do të gjendet gjuha e përbashkët për të miratuar reformën brenda muajit korrik.

Kjo për shkakun e thjeshtë se një reformë kaq e rëndësishme nuk mund të jetë peng as i një paragrafi,as i një partie dhe paqartësive të saj,por sigurisht dhe as i disa të huajve që me skeptrin e artë do të vinë dhe do të vendosin drejtësinë në Shqipëri. Sepse në radhë të parë,ndryshimi i kalbësirës që tek ne ka emrin drejtësi është thjesht cështje vullneti,që haptas u mungon të gjitha palëve të përfshirë në proces. As deklaratat me zë të impostuar,as batutat dhe aq më pak takimet hileqare me ndërkombëtarë të bezdisur nga politika shqiptare,nuk bindin se këtu duan ndryshim të sistemit që këta *mbretër të politikës* kanë rrënjosur për gati 20 vjet.

Ndaj ardhja e diplomates së lartë amerikane,përvec se ka përkëdhelur sedrën politike  te atyre që e takuan,vështirë se ka mundur të zgjidhë dilemën për një paragraf,që në mos më i rëndësishmi të paktën shërbeu si ganxhë për të varur gjithë pakënaqësitë e një reforme te arnuar deri tani nga shumë ekspertë dhe jo ekspertë.

Ndaj është në dinjitetin e atyre që e kundërshtuan me argumenta ligjorë dhe politikë këtë reformë,që të paktën në limitet e kohës së miratimit të saj,të jenë të paktën të sinqertë me ata që i votuan dhe të tregojnë arsyet e vërteta se pse kjo reformë nuk bën. Pse duhet që zgjjidhjen ta gjejnë mes vetes ata që e shkaterruan drejtësinë për 20 vjet dhe se vetëm vullneti i tyre për sa kohë do të votohen është i vetmi faktor që mund të ndreqë sistemin. Përndryshe,as vizitat e ndërkombëtarëve dhe as fustanet feshferitese në ndeshjet e stisura të futbollit nuk mund ta bëjnë këte klasë politike të gjykojë me ftohtësi dhe racionalitet. Dhe për sa kohë ti kemi peshqesh,na mbetet te shohim nje loje reciproke hileqare mes diplomateve dhe te perkedhelurve te tyre shqiptare.  Por hilet me te medha do te nisin me 21 korrik,  kur ata te bejne pergjegjes njeri tjetrin per deshtimin e reformes ne drejtesi.  Atehere po qe nuk kemi pare asgje akoma!

 
*Ky shkrim është pronësi intelektuale e faqes Opinion.al
 
 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto