Templates by BIGtheme NET

FOTO ME OBAMËN / ‘FOX NEWS’: FBI KONFIRMON SE 80 MIJË DOLLARËT I PAGOI RAMA

 

rama obama faksimile

Fotoja e Ramës me Obamën në vitin 2012 dhe faksimile e shkrimit të publikuar nga Fox News

Televizioni amerikan ‘Fox News’ ka publikuar një shkrim në faqen e vet on-line në lidhje me çështjen e 80 mijë dollarëve që Bilal Shehu ka paguar në vitin 2012 për fushatën e Obamës.

Hetimet për këtë çështje i ka zhvilluar FBI-ja amerikane.

Federalët thonë se ishin të gjitha paratë e Ramës dhe një foto që Rama bëri me presidentin SHBA-së i dha fushatës së tij në Shqipëri një nxitje të madhe”, thuhet në shkrimin e publikuar nga ‘Fox News’.

Shkrimi analizon mënyrën si procedoi taksisti Bilal Shehu për të paguar 80 mijë dollarët që ja kishte dhënë ‘shtetasi i huaj’, duke nënvizuar se ‘shtetasi i huaj’ ishte pikërisht Edi Rama.

Shehu nuk solli me vete gruan, por Edi Ramën, i cili do të bëhej kryeministër i Shqipërisë”, shkruan “Fox News”.

Sipas medias, ky rast që nuk po trajtohet me vëmendjen e duhur në Shtetet e Bashkuara, po shndërrohet në çështjen e ditës në Shqipëri, duke cituar edhe deklaratat e opozitës sipas së cilës bëhet fjalë për para droge.

Një rast federal që përfshin një shofer limuzine në Neë Jersey, njeriun më të fuqishëm në botë dhe kryeministrin e Shqipërisë ka tërhequr vëmendje të pakët në SHBA. Por ajo rrezikon të rrokë korridoret e pushtetit të vendit europiano-jugor”, shkruhet në artikull

Televizioni nënvizon faktin se në Shqipëri, kundërshtarët e Ramës kërkojnë ndëshkimin e tij ligjor për këtë vepër penale të konsumuar në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto