Templates by BIGtheme NET

ZBULOHET LETRA SEKRETE, AMBASADORI LU INTIMIDOI PROKURORINË

 

Llalla dhe Lu

Pas shpërthimeve të ndodhura në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ambasadori amerikan Donald Lu ka ndërhyrë nëpërmjet një letre drejtuar prokurorisë, një letër që ka nuanca intimiduese ndaj institucionit që kryen hetimet.

Gazeta “DITA” publikoi sot ekskluzivisht këtë letër, shoqëruar me një shënim të kryeredaktorit Adrian Thano që i drejtonte dhe disa pyetje ambasadorit Lu.

Dokumenti i publikuar sot, përbën një skandal të ndërhyrjes flagrante të autoritetit diplomatik në hetimet delikate ndaj një korporate të rëndësishme që kryen operacione hidrokarbure në zonën e Patos-Marinzës.

Gjuha e përdorur në letër nga ambasadori Lu është një mesazh i tërthortë kërcënues, për disa arsye:

Shkruan ambasadori:

“Ne presim që motivet politike dhe presioni publik të MOS ndikojë në vendimet e organit të akuzës.”

Ambasadori i bën thirrje të hapur prokurorisë që të shpërfillë ndjeshmërinë publike në lidhje me shpërthimin, ndërsa paragjykon se nëse prokuroria do bënte të kundërtën(pra nëse do vlerësonte shqetësimin publik) veprimi i saj do quhej e motivuar politikisht.

Por pak më tej ambasadori Lu ka bërë dhe shënimin spektakolar, duke kërcënuar hapur:

Përfaqësues të kompanive të huaja që po shqyrtojë mundësinë e investimit në Shqipëri, do t’i kushtojnë vëmendje shumë të afërt kësaj çështjeje dhe mesazhit që ajo dërgon, mbi paanësinë e procedurave gjyqësore në Shqipëri.”

Një rast i paprecedent ku një diplomat i huaj, deklaron dhe nënshkruan një letër, për një hetim penal konkret, duke e konsideruar këtë hetim si kriter për të gjithë investimet e huaja në vend.

Çfarë duhej të bënte prokuroria? Të neglizhonte shkeljet dhe procedimin e kompanisë private, meqenëse investitorët e huaj po monitoronin procesin?

Kur kompanitë janë të huaja, prokurorisë i falet mos-zbatimi i ligjit? Këtë është duke thënë ambasadori?

Letra e publikuar sot në “DITA” vjen vetëm një javë para datës 21 Korrik, data e votimit të reformës në drejtësi.

Ambasadori amerikan, një mbështetës i flaktë i kësaj reforme, e që sipas tij do sjellë pavarësinë e institucioneve të gjyqësorit, rezulton se, ai vetë, personalisht, ka nënshkruar me dorën e tij një letër, që i kërkon këtyre institucioneve që të shpërfillin ndjeshmërinë publike dhe të bëjnë kujdes me kompanitë e huaja që fitojnë miliarda nga pasuritë nëntokësore shqiptare.

Ambasadori duket tepër i vëmendshëm për orat e dorës dhe makinat luksoze të gjyqtarëve dhe politikanëve, por çuditërisht, atij nuk duket se i bëjnë dhe aq përshtypje shpërthimet masive në fushat naftëmbajtëse ku operojnë kompani të huaja të cilat ai i mbron. / HashtagAL

 

 

LETRA E AMBASADORIT:

Donald LuI dashur zoti Llalla,

Qeveria e SHBA shpreh interesin e saj lidhur me vendimin e Prokurorisë së Fierit, për të nisur ndjekjen penale kundër shtatë punonjësve të Bankers Petroleum (gjashtë prej të cilëve janë punonjës të huaj), lidhur me incidentin e pusit të Patos-Marinzës.

Ne presim që motivet politike dhe presioni publik të MOS ndikojë në vendimet e organit të akuzës.

Ambasada e SHBA-së po e ndjek nga afër këtë çështje, me pritshmërinë që sistemi gjyqësor shqiptar të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit.

Përfaqësues të kompanive të huaja që po shqyrtojë mundësinë e investimit në Shqipëri, do t’i kushtojnë vëmendje shumë të afërt kësaj çështjeje dhe mesazhit që ajo dërgon, mbi paanësinë e procedurave gjyqësore në Shqipëri.

Sinqerisht, Donald Lu

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto