Templates by BIGtheme NET

VENDIMI QESHARAK I FINANCAVE

klodian tomorriBlog-Autor: Klodian Tomorri

Ministria e Financave i ka propozuar qeverise nje vendim, i cili ul kufirin e taksueshem te blerjeve online nga 150 euro qe eshte sot ne 22 euro.

Kjo histori ka nja tre muaj qe qarkullon. Teksa te gjithe vrisnin mendjen se ku duan te dalin me kete mase, vjen shpjegimi zyrtar.

“Po e ulim se na jane ankuar dyqanet vendase te veshjeve se u ka rene xhiro pasi njerezit po blejne dpd jashte,” – eshte sqarimi i Ministrise se Financave.

Kjo eshte per Nobel ne ekonomi. E di ca domethene kjo me shkoqur? Ministria e Financave po u thote njerezve ju do paguani ca leke shtese ne menyre arbitrare, qe te rrine ne pune keta te tjeret.

Po mire, po sikur tregtaret e sobave dhe ata te llambave te ankohen se u ka rene puna nga Dielli ca politike do beje Ministria e Financave? Do marre shoshen per te mbuluar Diellin?

Ky nuk eshte shembull kot. Ky eshte krahasimi me te cilin David Rikardo kundershtoi vendosjen e tarifave per grurin e Frances ne Parlamentin Britanik 3 shekuj me pare.

Dhe nese blerjet online po nxjerrin nga tregu tregtaret e veshjeve nuk jane problemi blerjet online, por tregtaret.

Tregu po thote se tregtaret nuk jane produktive aty ku jane dhe duhet ti alokojne burimet e tyre financiare dhe humane ne aktiviete te tjera me produktive. Duhen te bejne pune tjeter. Ky eshte ekonomiksi i tregut te lire.

Ky eshte nje vendim qesharak. Por justifikimi mbi te cilim ngrihet eshte edhe me qesharak.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto