Templates by BIGtheme NET

Flet drejtori i QSUT-së: ‘Mendoj se aspirinën e shpiku Edi Rama’

Cover 2
I dashur Shef Edi!

Mendoj se është momenti që ta promovojmë në media shokun tonë Keli, si menaxher që do ja zbardhë faqen QSUT-së.

Sot dërgova një nga këto gocat e Prosound-it që t’i bënte intervistë.

Intervista është shumë e mirë dhe Keli ka shpjeguar me shumë klass sukseset e së ardhmes.

Të lutem Shef, hidhi një sy intervistës dhe më thuaj nëse duhet ta shpërndaj në media.

Me daçuli, Endri Transparenti.

************

INTERVISTA E KELIT:

Keli urime për pozicionin e ri drejtues, si ndihesh?

Përshëndetje, me thënë të drejtën jam disi i habitur sepse një mjeke sapo më shpjegoi çfarë kuptimi ka fjala QSUT.
Unë në fillim e mendoja diçka të ngjashme me QTU-në e Samirit, pra si qendër tregtare, por tani po më thonë se lidhet me Nënë Terezën. Më pëlqeu shumë simbolika. E goditur.

Kjo dhe për faktin se mua më pëlqen dhe sheshi ‘Nënë Tereza’ pasi parkoj shumë kollaj aty dhe nuk vonohem në takimet me Fugën.

Keli, jo vetëm miqtë e afërt, por dhe krushqia thotë për ty që je një menaxher i paparë. Si u bëre i tillë?

Shiko, ne i përkasim një brezi që e kapi tranzicioni. Unë kam pasur avantazhin sepse dija gjuhë të huaja. Gjuhët e huaja më kanë ndihmuar shumë. Ishte arma ime kryesore.

Mbaj mend se gjithëçka nisi kur Tani i Topit vendosi  të më besonte larjen e makinës. Ai m’i flakte çelësat mbi tavolinë dhe më thoshte: “Laje çik shpejt”.

Unë i përgjigjesha “Okej” ‘Of kours’ ‘Jes Boss’ dhe ai e vlerësonte shumë faktin që unë prezantohesha me një standard anglosakson në komunikim, gjë e cila ndikonte për mirë në larjen e tapicerisë.

Ishte përvoja ime e parë në menaxhim dhe them se ia dola me sukses.

Pas ca kohësh u ingranova në biznesin e kafesë, ku Tani më mori me vete në Itali dhe aty kuptoi se unë me anglishten e laja, por me italishten e thaja.

Shokët i besonin shumë nuhatjes sime dhe në disa raste kur kishim dyshime se mund të ishin ngatërruar qeset e kafesë, unë përdoresha për degustim me hundë.

Ndonjëherë më dhimbte koka, por ndodhte që shpesh kaloja në eufori. Më kapte një si filarmoni e brendshme shpirtërore, që nuk di si ta shpjegoj.

Keli, si të erdhi propozimi  për drejtor i QSUT-së?

Më erdhi një mesazh në uacap nga Mirela Kumbaro, ajo dukej shumë e gëzuar.
Unë mendoj se ajo mund të jetë gëzuar më shumë se unë për emërimin tim, sepse kishte një vit që priste në ankth mos i zija vendin si Ministër Kulture.

Keli, a është shëndetësia një sektor delikat dhe i vështirë për t’u menaxhuar?

Shikoni, mua më pëlqejnë sfidat. Disa mendojnë se Patosi mban shumë larg nga Fieri por unë s’jam dakord. Mendoj që janë shumë afër. Por duhet vetëbesim për t’i parë gjërat me këtë këndvështrim.

Mirë do ishte që ambientet e QSUT-së t’i kishim tek Piramida, por dhe kështu nuk ka ndonjë problem sepse siç e shpjegova më lartë, unë nuk bëj pjesë tek njerëzit që i tremb distanca Fier-Patos.

Çfarë do ndryshoni ju Keli në QSUT?

Një doktoreshë më shëtiti sot nëpër dhoma dhe vura re se të gjitha dhomat e pacientëve nuk ishin të pajisura me dekoder. Dekoderi mungonte dhe në sallat e operacionit dhe mendoj se kjo është diçka e patolerueshme.

Nga ana tjetër më lanë një shije jo të mirë uniformat që mbanin infermieret, nuk ishin aspak skenike.

Këto janë vetëm disa nga problemet që kam konstatuar ditën e parë, por me siguri që në vijim do konstatoj edhe shumë të tilla dhe do përpiqem t’i ndreq.

A është kjo një sfidë e tmerrshme për karrierën tuaj menaxheriale zoti Keli?

Shikoni, jeta duhet marrë siç vjen. Mbaj mend në vitin 2013 kur Edi Rama po konceptonte ekipin e ministrave, unë isha duke pirë kamomil me Endri Fugën dhe Fugës i erdhi informacioni se ministër i Shëndetësisë do caktohej Ilir Beqja.

Fuga i çoi një  SMS urimi Beqës, por ky duke mos e ditur ça kishte ndodhur ia ktheu Fugës:

Më kollaj besoj lajmin se Edi Rama ka shpikur aspirinën, se sa lajmin që më emëruan ministër të Shëndetësisë”

Kur Ilir Beqja u bë vërtetë ministër, unë dhe Fuga shpesh herë në biseda konfidenciale kemi shprehur dyshimin tonë se aspirina mund të jetë shpikur nga Edi Rama.
Nuk do e teproja aspak nëse do thosha se kjo është diçka plotësisht e mundshme.

Zoti Keli, kini një mesazh për pacientët dhe të sëmurët e QSUT-së?

Po kam. Dua që pacientët ta dinë se premtimi im për t’i pajisur të gjitha dhomat me dekodera do bëhet shumë shpejt realitet dhe do punoj fort që të kenë dhe paketën SuperSport si pjesë të shërbimit.

***********

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: infoo@transparenca.al

INBOX LOGO FUNDORE

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful