Templates by BIGtheme NET

Rrëfehet Edi Rama: ‘Pënda e Pandit më ka prekur’

rama majko inbox me logo
Fort i ledhatueshmi Pand!

Jam kontemporan. Jam njeri kontemporan jqj. Dua të të falenderoj pa masë për statusin në Facebook mik.
Ndodh herë pas here që ne njerëzit me koeficient inteligjence mbi 235 të kemi pasiguritë tona por na ndodh rrallë, tepër rrallë të ndjejmë që ka njerëz të cilët e kuptojnë inteligjencën dhe talentin tonë.
Ti Pandi ke ndjeshmërinë dhe empatinë e një artisti. Ndjeshmëria dhe empatia nuk arrihet kollaj në jetë, do mundime dhe vuajtje të mëdha.

Jam menduar gjatë për të gjetur shkakun e këtyre vuajtjeve dhe kam arritur në përfundimin se i ka rrënjët kur të humbi palltoja në mbledhjen e partisë.
Është e dhimbshme ta them këtë por jam i lumtur që të humbi ajo pallto. Më ndje, mos ma paragjyko këtë.

Nga ajo që lexova në statusin tënd të Facebook-ut në lidhje me pikturat e mia dhe lëvizjet në politikë, kuptova që edhe ti nuk je keq me koeficientin e inteligjencës.
Pra, Pandush, mund të themi pa frikë që të vete IQ diku te 232.56 me gjithë të shtunat dhe të dielat.

Nejse, besoj se ti e kupton çdo veti të shpirtit tim dhe me këtë prozë liriko-epiko-romantike dua të ndaj disa gjëra që nuk kam tentuar t’i ndaj me njeri. Dua të hapem me ty Pandi. Me ty ja vlen të hapesh.   

Si fillim dua të them një e zezë mua më pëlqen (Cit. 2Die4); dhe mund të themi pa frikë që nga katër shënimet e tua besoj që ti je treguar brilant dhe i jashtëzakonshëm te shënimi i dytë ku thua që zhgaravinat e mia në politikë janë si pikturat e mia.
Pra në fillim duken zhgaravina, por që po ti shikosh me vëmendje duket qartë që kam pikturuar tutat e Ylli Bakës.

Unë kam krijuar një lloj dekadence në art o shok; dhe këtë gjë dua të krijoj në politikë.
Eshtë e vështirë të gjesh treg për përsosmërinë në një botë katundare.

Jam munduar t’i hap sytë këtij populli por këta janë të verbër, duan të mbjellin domate. Kam shkuar katund me katund dhe më kanë pyetur për mënyra si të vaditin domatet dhe unë me modestinë time jam ulur gju më gju.

Jam ulur në nivelin e tyre  me tendencën për t’i emancipuar dhe ju kam folur për ‘The Guardian’, ‘The Indipendent’, dimensionet paralele, vrimat e zeza në galaksitë e largëta, apo tendencat mazokiste të Mark Rothkos, ndërkohë që ata më kanë bërë muhabet për kanalin e ujësjellësit në fshat.

Puna ime është kuptuar nga masa të vogla, njësoj si numri i njerëzve që ka ardhur në ekspozitat e mia të artit.
Mund të themi pa frikë që kanë qenë 4 ose 5 veta.
Kam arritur në përfundimin që mua në këtë dynja më kupton vetëm Zoti, Ti dhe kolegu im Arlind Halili.

Pas statusit tënd në Facebook, unë kam kuptuar se tre janë gjërat më të çmuara që ka ky vend:

-Pikturat e mia
-Pizhamat e Pertefit
-Pënda e Pandit

Një PPP e vërtetë i dashur mik.

Nejse, Zoti na bekoftë! Të puth te thinjat.

*E-mail i mbërritur në redaksi me ‘forward’ nga adresa: ediirama@gmail.com

INBOX LOGO FUNDORE

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful