Templates by BIGtheme NET

Zbulohet letra e Sudes: ‘Henri më kënaqe, je penë fosfori’

Henri t’u bëftë gjyshja Sudja kurban ty, o penë fosfori e letërsisë dhe gjuhës shqipe. Si gjyshe e kapitalizmit unë Sudja jam plotësisht dakord që babai i kapitalizmit i takon Shefqetit Kastratit, por prapë ndihem keq që nuk e kam pjellë unë.

Po e shkruaj këtë letër fshehurazi Erisa Spiropalit sepse kam vendosur që ta pagëzoj Shefqetin me emrin ‘Skënderbe’. Të paktë janë ata që e kuptojnë se Shefqeti si ka emrin ka dhe zemrën.

Unë jam menduar gjatë për të bërë një listë me arsye të thella se kush si dhe pse duhet të jenë në krye të kapitalizmit në këtë vend. Me keqardhje di të them që vendin e gjyshes unë nuk e lë kollaj.

Pra gjyshja e kapitalizmit mbetet Sudja. Mund të më prishet mendja ta lëshoj këtë post vetëm nëse del Shullazi nga burgu. Them se ai e meriton pasi i ka bërë dis Shefqetit me këngën e Unikatilit.

Tezja e kapitalizmit e meriton të jesh ti, Henri Çili. Konsumatori shqiptar e ka patur të pamundur të mbijetojë pa produktet e tij dhe rrjedhimisht të pamundur që të jetojë pa Shefqetin.

Dhe që të bësh zgjedhjen e duhur në jetë duhet të kesh mend në kokë, por që të kesh mend në kokë duhet të të edukojë Henri Çili. Kështu Henri ti ke përhapur dije në këtë popull, dhe ne të detyrohemi shumë për zhdukjen e injorancës.

Tomkës dhe shokëve të tij ju morën topin dhe fushën por ata nuk e lanë me aq, helmuan qenin. Shefqetit i prishën lagjen në Kukës dhe nuk e la me aq, u rrit e u bë baba i kapitalizmit.

Diçka e ngjashme si historia jote Henri, kur ishe i vogël ti vajte mbrapa mullarit, shkele një bajgë lope. Kur vajte në shtëpi mami të tha mos qaj se bajga është kismet i madh, e ti nuk e le me aq por u rrite e u bëre tezja e kapitalizmit. Me më shumë punë e vullnet ti mund të bëhesh edhe goc xhaje e kapitalizmit nesër-pasnesër.

Kam gjetur arsye të forta për persona të cilët kanë vend për të patur poste të rëndësishme në kapitalizëm dhe që mund të të frymëzojnë për hartime poetike.
Për arsyen se ja ka dalë që të bëjë plot 1 milionë euro duke qëndisur shkrime investigative për Sazan Gurin, vendosa që Alfred Peza të cilësohet si mutacion i kapitalizmit.

Gjithashtu mendoj për arsyen e drejtë që është 1/3 qeros në kokë  dhe rruan kokën me brisk, mendoj që Rezart Taçi të jetë gomë rezervë e kapitalizmit në Gozhdarazhdë, fshatrat përreth e deri në Ersekë.

Këto emra te rinj nuk mund të zbehin aspak emrat e legjendave të kapitalizmit si Rapush Xhaferri apo Hajdin Sejdia.

Henri, lista është e gjatë të keqen gjyshja Sude tyja. Kemi bërë dhe krushqi kapitaliste. Kemi dhe gollovarët e kapitalizmit nga Italia si Rocco Siffredi me shokë, që ju bëftë gjyshja atyre e mbushën vendin plotë me call-centera duke punësuar gjithë studentët e tu.

Kam nje ide brilante në lidhje me kapitalizmin dhe emërimin e kapitalistëve, por të lutem, po të lutem ama, mos e bëj muhabet me njeri se dua të aplikoj për fonde dhe të fitoj projektin. Mbase aplikojmë edhe të dy për këtë që kam në mendje pasi ti më frymëzove që të bëja një projekt serioz.

Jam e mendimit që bletën e artë ku ndahen çmime për biznesmenët ta kthejmë në “Kapitalisti i vogël Velo”. Në këtë mënyrë do rritet audienca dhe jo vetëm.
Nuk e kuptoj si durojnë ata aty që marrin kupa t’i quajnë bletë punëtore. Nuk e di nëse do arrijnë të zënë ndonjëherë dashnore pasi i kanë quajtur të tillë. 

Gjyshe Sudja ka një plan për të gjithë ju.
Të puth Henri, shkruaj shkruaj, shkruaj, mos e ndaj nga dora stilolapsin. Nëse kjo nuk të motivon, kujto bajgën dhe avanti përpara jep sa të mundesh për relievin e thepisur të këtij vendi kapitalist.

 

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: neofosfor_jqj@pyk.edu

INBOX LOGO FUNDORE

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful