Templates by BIGtheme NET

Sazan Guri: Shtatzania ndikoi në tërheqjen time

Sazan Guri me logo inbox
Të dashur fansa, unë Sazan Guri (a.ka Xax Guri) kam një detyrim moral  që t’iu shpjegoj arsyet e tërheqjes sime nga kandidatura për deputet. Tërheqja ndodhi direkt pasi u informova për shtatzaninë e padëshirueshme, po shyqyr e kapa në kohën e duhur.

Fitoren e kisha në xhep ndaj dhe rreziku për të mbetur me barrë ishte i madh.
Kjo është arsyeja kryesore e tërheqjes por ka dhe shumë të tjera. Të tjera që do i thotë shoku im nga Fieri, përpara jush Bledi Milioneri (cit: 2Die4).

Unë nuk mund të pranoj të jem deputet në Berat, pasi flora dhe fauna ështe e pa përshtatshme për kandidaturën time.

Sipas përllogaritjeve stinore, mua nuk më kombinohej periudha e shtatzanisë me ciklin e Erjon Braçes.

Në Berat nuk është gjetur asnjë fosile dinosauri.

Berati nuk ka pisha-flamur dhe borzilokut nuk i hedhin pleh nga bajgat e lopës por kakërdhi.

Një mijë e një të zeza për Beratin. Doni më? Po patjetër ka dhe shumë të tjera. Faleminderit Vera. (Cit. Alketa)

Ura Vajgurore nuk mban vajgur në bidon kokakole.

Beratit i fillon emri me B, por Big Basta nuk është nga Berati.

Ka shumë plaka që merren me magji të zezë dhe na thajnë testikujt kot së koti. Rahmet pastë Arqile Boti. (Cit. Unë)

Çunat e kanë në majë të gjuhës shprehjen “ça bëre re ça bëre”.

Femrat të bëjnë namin kur u mbaron 4G-ja në Ajfon.

Treçereku i femrave nuk dinë të shohin filxhan pavarësisht se hapen bythësh që t’i nxjerin të gjitha të palarat po ta panë.

Ndihem shumë i gjatë kur vete në Berat.

Beratësit kujtojnë se jam piktor.

Ju rriten thonjtë e këmbëve shpejt.

Veshin çorapet e shokëve dhe bëjnë sikur i kanë të vetat.

 Nuk e dinë se ç’është një hipopotam me gunga rracë afrikane i shartuar me elefant.

Bëhen arrogantë kur mbjellin domate.

Mbjellin hashashin në hinkë duke torturuar rrënjët e bimës.

Pra ka gjithë këto arsye të forta politike që nuk më lënë të kandidoj. Po s’kam mbaruar ende.

Beratësit përdorin ‘Ariel’ për të larë rrobat duke prishur faunën e bakterieve.

Mali i Tomorrit është më i gjatë se unë.

Beratësit kur dalin nga deti kërkojnë tualet për të bërë çiçin.

Kanë prishur habitadin e lakuriqve të natës dhe të molusqeve.

Këto arsye të forta të cilat kanë një lidhje të tërthortë me politik-bërjen unë nuk mund t’i anashkaloj duke e bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Horoskopi i Suzan Miller më tha të njëjtën gjë që të mos kandidoja. Pra me pak fjalë më tha që: “Neptuni dhe Saturni do favorizojnë krushkën e Nasip Naços”.

Kjo tërheqje është e mirë menduar miq, kolegë , studentë dhe shokë.

Biznes me figurën  time e cila është një ndër më marketueset të momentit nuk bën dot njeri.

Ju përshëndes me poemen Bagëti dhe Buqësi në dorë.

I juaji Xax Guri.

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: xax_guri@gmail.com

INBOX LOGO FUNDORE

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful