Templates by BIGtheme NET

Vali Corleone SMS Fevziut: ‘Okej apsollut femnat’

Kolazh inbox vali korleone fevzo emision
I dashur Fevzo, përsos kësaj letre lashë edhe një koment te faqja e emisionit tuaj në Facebook në lidhje me opinionin që kam  për ato kandidatet për modele në lista deputetësh.

Unë që po ju shkruaj jam Njaziu, jam nga Bilishti dhe aktualisht punoj si gollovar në Prishtinë, por angazhohem dhe part-time si menaxheri i Valit.

Jo i Valentina Leskajt, por i Vali Korleones Princit të Gjilanit dhe të gjithë shqiptareve kudo ndodhen. 

Kemi një ofertë të paparë për gocat. Kemi ndjekur të dy me Valin emision ‘Opinion’ dhe emocionet kanë qenë shumë të forta. Vali direkt sapo mbaroi emisioni në shenjë respekti bëri direkt një tatuazh në testikulin e mëngjër.

Valit i ra pika që goca e PS-së kishte idhull princ Edin dhe donte t’i jepte shansin të kishte edhe një tjetër princ të vërtetë dhe të kombinueshëm me streçet që kishte veshur.

Ta dish që komentet për gocat studente që kandidonin, nga ana e Valit kanë qenë shumë të mira. Ai piu viski, tundi kokën dhe tha “okej okej apsollut “.

 Gjithashtu të njëjtin mendim kishte edhe për të gjitha biondet kandidate për deputete por me një ndryshim të vogël sepse kësaj here tha “s’po di, okej, apsollut”.

Kur i shpjegova se gocat nuk ishin modele por kandidate për deputete, ndezi puron dhe opinioni që kishte ishte ky: “Ti treqi prej floksh me heq zvarr me mbo të vështirën, s’po di, okej okej apsollut”.

Edhe për ty kishte opinion shumë të mirë Vali. Kur të pa që i bërite asaj biondes tha: “Meno pse-pse-pse? A e din se-se-se? Okej okej apsollut”.

Ne duam t’i respektojmë gocat dhe duam t’i ftojmë në hapjen e një kllabi të ri në Kosovë. Vali do nxjerrë në treg një këngë me titull “Okej” dhe duam që të gjitha gocat të na zbukurojnë kllabin me pjesëmarrjen e tyre.

Gjatë party-t, gocat me porosi të Valit do qerasen me ‘vodka apsollut’. Normalisht do t’i paguajmë për pjesëmarjen e tyre madje më shumë se sa i paguan partia.

Kthimin do e bëjë Vali me një limuzinë me pishinë brenda dhe shampanjë që të respektohen deri në detaj.

Vali tha edhe që “qika t’zgjuta, okej ,okej “.
Kur ka mbaruar emisioni Vali ka dhënë opinion të përgjithshëm duke thënë: “krejt okej, krejt apsollut femnat”.

Pra gocat i testuat ju dje dhe janë testuar edhe në sytë e një tjetër profesionisti, pra të Valit.

Pra pas këtij testi mund të themi pa frikë që ato janë 20 vjeç dhe jeta i thërret.
Edhe Vali ndan të njëjtin mendim si unë vetëm se donte të shtonte që “okej, apsollut, s’po di.”

Duke qëne se gocat do të paguhen shumë më shumë se sa i paguan partia përkatëse ato do të kenë mundësi të bëjnë sherr jo më më për partitë por për Vali Korleonen.
Kështu do të kenë mundësi edhe ato që të kombinojnë kuazën e sherrit me idetë novatore që duan t’i fusin brenda politikës për një Shqipëri më të mirë.

Gocat duan e kanë nevojë për më tepër eksperiencë për ta bërë një Shqipëri më të mirë.
Për Shqipëri më të mirë le t’i besohen Valit jo politikës.

Me respekt apsollut, Njazua i Valit.

 

*Whatsapp i mbërritur nga numri telefonik: Apsollut_Nr.1
INBOX LOGO FUNDORE

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful