Templates by BIGtheme NET

Letra e Lefter Maliqit: ‘Vetëm Gjergj Bojaxhiu më josh’

maliqi bojaxhi me logo
O i nderuari dhe i respektuari Gjergj Bojaxhiu me perspektivë naftaxhiu.

Jam Lefter Maliqi nga mëhalla e kishës së Lapardhasë së Beratit. Po ta shkruaj këtë letër pasi jam shumë i zhgënjër nga Ufo dhe Kuqo.

Kuqo është një ish shoku im me quka, të cilit ngjyra e kuqe shumë i ngjan. Ndërsa Ufo është njëri që nuk ta them.

Nejse, në këtë letër me nivel serioziteti të lartë po të shpjegoj se dua që në një të ardhme po nuk pata mospërputhje karakteresh me Edin, të bashkohem fuqishëm me ty. Ufo dhe Kuqo do luajnë kalçeto nga inati kur ta marrin vesh.

Po të bëj një prezantim të shkurtër të vetës . Kur kam qenë 9 vjeç kam qenë pjesëmarrës te mis lagjia dhe kam fituar vendin e dytë. Fansat e mi ishin të entuziazmuar por Ufo dhe Kuqo janë ziliqarë për karrierën time në moshë të vogël.

Dy vite më vonë mora pjesë në një konkurs poezish që u organizua në shkollën time dhe fitova çmimin e parë. Më bënë dhuratë një stilolaps, një raportor dhe një libër me figura për të ngjyrosur. Ufo dhe Kuqo pasi janë informuar për këtë gjë dhe rjedhimisht për talentet e mia u bënë më keq se ato zarbat e këqija për të më prishur punë mua nga xhelozia që kanë.

Unë ty Gjergji nuk të njoh dhe nuk kam nevojë të të njoh se ashtu është një muhabet. Por unë jap gjithë besimin tim te ty Gjergji dhe të betohem  se këtë gjë ma thotë intuita. Unë do bëj namin në mëhallën e kishës , atë nam që Ufo dhe Kuqo nuk më lejuan ta bëja.

Ju kërkoj shumë ndjesë nëse letra ime është shumë serioze dhe përmban fraza aq të pjekura sa mund t’i distancojë njerëzit por nuk jam ashtu si dukem. Unë vërtet jam shumë i matur në fjalët që them sepse Ufo dhe Kuqo janë si gratë llafazane që nuk guxojnë gocat të vënë një buzëkuq se direkt thonë “u bojatisën dhe këto”, por jam shumë i  dashur.

Unë ruhem gjatë gjithë kohës nga gojët e këqija dhe ky është edhe si të thuash çelësi i karierës sime në mëhallën e kishës .

Unë nuk mund të bëhem me Ufon dhe Kuqon dhe të katandisem në atë lloj derexheje që janë katandisur ata pasi unë jam njeri që mendoj edhe për mëhallen time dhe për gjyshe Uraninë që na ka yshtur familjarisht.

Ufo dhe Kuqo i kanë thënë gjyshe Uranisë “kurva e mutit”. Kjo i vë vulën gjërave.

Pra Gjergji unë dhe ti do t’i japim një mësim të mirë Ufos dhe Kuqos por jo vetëm edhe Endri Fugës sapo të më vijnë ato dhe të prish marrëdhënien me Edin.

Dhipen dhe Fikun  i kam shok prej kohësh madje do t’i ftoj të bëjmë vrap nga liqeni bashkë. Piqja dhe Xhixhivallja janë çuna të mirë po nuk ta kalojnë barin, e thëthijnë breshëri llullaqin, megjithatë prapë nuk ju kam asnjë borxh.

Por Ufos dhe Kuqos ja u kam bërë benë, dhe më kanë shumë borxhe. Ndaj dhe dua që tani e tutje   të bashkohem me njerëz që nuk të marrin borxh biçikletën për të bërë xhiro në mëhallën time.

Dua të bashkohem me ty o Gjergj Bojaxhi se ti jo vetëm nuk të kërkon lekë borxh, po ta lëshon lekun me fajde ballit.

Kur të bëhemi shokë më lejo të të thërras me ndonjë nofkë, se i kam qejf nofkat që kur kuptova se emri i vërtetë i Elda Shabanit ishte Louise Ciccone.

Një variant i pranueshëm do ishte dhe sikur të të thërrisja Gjergj Naftaxhiu, apo Gjergj Mazuti, por do kemi rastin ta vendosim bashkërisht.

Më pëlqejnë sfidat Gjergji, më ke joshur. Ke sharm vlla.

Përqafime përqafime përqafime nga Lefter Maliqi i mëhallës së kishës së Lapardhasë.

 

*E-mail i mbërritur me forward nga adresa: lefter_nasty@yahoo.com

INBOX LOGO FUNDORE

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto