Templates by BIGtheme NET

250 MLN lekë dëm- KLSH çon për ndjekje penale të besuarin e Ramës

Këshilli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-kryetarin e Komisionit të Prokurorimit Publik, Gentian Këri.

Bashkë me Kërin në padi ndodhen edhe emrat e dy ish-antarëve dhe dy antarëve të tjerë aktualë të këtij institucioni.

Sipas KLSH-së KPP-ja ka marrë shtatë vendime, të cilat janë konstatuar me shkelje në Raportim Përfudimtar të Auditimit duke shkaktuar një dëm që arrin vlerën e rreth 250 milion lekësh.

Pesë zyrtarët akuzohen për “Shpërdorim të Detyrës” dhe për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike”.

Gentian Këri ka ardhur në detyrë më 9 dhjetor të 2014 me VKM të propozuar nga kryeministri Rama duke zëvëndësuar pas dorëheqjes Denar Bibën.

Gjatë kohës së ushtrimit të detyrës, Këri ka qënë shpesh herë i akuzuar nga mediat për shpërdorim detyre, duke dokumentuar edhe rastin më flagrant; dhënien e një tenderi xhaxhait të tij apo edhe favorizimin ndaj firmës “Salillari”.

Pas dhënies së dorëheqjes nga posti i kryetarit të KPP-së, Këri u emërua sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës të qeverisë Rama, post të cilin ende e mban pavarësisht akuzave duke u bërë një nga më të besuarit e tij.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful