Templates by BIGtheme NET

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica jashtë parlamentit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ndërprerjen e mandateve të deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

KQZ e mori vendimin pas një mbledhjejeve dhe vendimin e komunikoi kreu i KQZ-së, Zguri, i cili tha se vendimi u mor me 5 vota pro.

Ai deklaroi se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do i përcillet kreut të Kuvendit, Ruçi.

KQZ e shqyrtoi sot kërkesën e prokurorisë për mandatet e deputetëve Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI) si dhe për mandatin e kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri.

Në fjalën e tij, deputeti i Rakipit, Sollaku ka deklaruar se klienti i tij nuk është dënuar asnjëherë në Itali dhe as nuk është dëbuar nga ky vend dhe nuk kapet nga ligji i dekriminalizimit.

“Keni marrë rolin e prokurorisë. Ky proces tashmë është i paragjykuar. Kjo është një procedurë e rrezikshme, nesër mund të jeni ju subjekt i procedurave të tilla, është rasti t’i thërrisni ndërgjegjes suaj profesionale për të marrë një vendim të mbështetur në ligj.”

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe avokati i Rehovicës i cili deklaroi se nuk asnjë autoritet policor që të ketë marrë masa ndaj deputetit.

“Nuk ka bërë asgjë, ajo ç’ka pretendohet si raportim në versionin anglisht të përcjellë nga zyra e Interpolit, se italianët nuk e përdorin fjalën raportim, pra ajo që në thelb është raportim s’është as më i vogli dyshim per veper penale.”

Aqif Rakipi, i përket Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në qarkun e Elbasanit. Në formularin e dekriminalizimit Rakipi shprehet se nuk ka pasur asnjëherë probleme me ligjin brenda ose jashtë vendit.

Pas publikimit të akuzave ka qënë vetë Rakipi ai që ka reaguar duke u shprehur se:

“Nuk e di për çfarë bëhet fjalë. Nuk jam ndaluar kurrë në Itali. Nuk kam pasur probleme të padeklaruara”.

Më herët në gusht të këtij viti, deputeti ka aksidentuar për vdekje një 54-vjeçar. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës dhe sipas hetimeve të kryera, Seit Sorra, i kishte prerë rrugën makinës së deputetit.

Gledion Rehovica, i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit. Në formular Rahovica pranon se ka jetuar për 5 vjet në Itali për kryerjen e studimeve dhe pohon se nuk është akuzuar apo ndaluar asnjëherë nga policia italiane.

Ky nuk është rasti i parë i deputetëve që procedohen nga Prokuroria. Më herët nën procedim penal ka qënë edhe deputeti socialist, Vladimir Kosta, i cili fshehu dënimin e tij për armëmbajtje pa leje.

Sipas organit të akuzës, dy deputetët të cilët vite më parë kanë jetuar e punuar në Itali, janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë, kundravajtje të cilat nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Zbulimi i ndalimit në Itali i tyre për vjedhje dhe përdorim të emrave të tjerë është bërë pasi janë dërguar shenjat e gishtave tek autoritetet italiane dhe Interpoli.

Pas marrjes së vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për ndërprerjen e mandateve të dy deputetëve Rakipi dhe Rehovica, njw reagim ka ardhur nga deputeti i PDIU-së, Rakipi.

Ai e quajti të turpshëm vendimin e KQZ-së duke shtuar se vendimi ishte “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”.

Pas heqjes së mandatit nga KQZ, një reagim ka ardhur edhe nga deputeti Gledjon Rehovica, i cili e ka cilësuar skandaloze dhe të pabazuar në ligj vendimin e KQZ.

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful