Templates by BIGtheme NET

FITOI 13 MLN EURO – Zbulohen ziliqarët e Lulzim Bashës

INBOX lulzim-basha-1

Përshëndetje zoti Nishani. Jam Vishua.

Duke qenë se ky drejtuesi i ri i SHISH-it e ka harruar e-mailin hapur te laptopi im, mua vazhdojnë e më vijnë ato përgjimet përdita. 

Po të nis këto përgjimet e sotme, shumë xhelozi për Lulin, shumë zili. Pse kshu…pse.. 🙁

INTERCEPTIMET:

SMS 1 (Edi Rama-Endri Fuga)

Fuga: E fitoi atë gjyqin e Strasburgut vjehërri Bashës.

Rama: Ëmm, sa?

Fuga: 13 milionë euro kokërr më kokërr.

Rama: Bëje hesapin siç kam unë qejf.

Fuga: Atëherë, me 13 milionë euro mund të blesh nga Picasso gjithsej 4 piktura. Ose të blesh 7 piktura të Kandinsky ose 2 piktura të Edi Ramës.

Rama: Nc nc nc, po nga ato të Fate Velajt sa blen?

Fuga: Komplet galerinë e Fates, megjithë dollapin, komodinën, përparësen e gatimit dhe atë gishtëzën për qëndisje që e ka bërë unazë.

 ***

SMS 2 (Astrit Patozi-Majlinda Bregu)

Bregu: Uaaaa 13 milionë euro paska fituar vjehërri tij…uaaaa e tmerrshme Titi.

Patozi: Paraja nuk është gjithçka në këtë jetë, një trup i palestruar kërkon vullnet mbi të gjitha.

Bregu: Dakord mi Titi dakord, po janë shumë lekë…

Patozi:  Lapsin në dorë e mora, fletën e bardhë si bora, e me gërma të mëdha, emrin ‘Palestër’ shkrova…

Bregu: Klm

Patozi: Knp

Bregu: ?????

Patozi: Kalo nga palestra dmth

 ***

SMS-3 (Eljan Tanini – Erion Veliaj)

Tanini: Lulzim Basha paska fituar 13 milionë euro në Strasburg, pa bërë asnjë punë për komunitetin, arsimin, artin, shkencën dhe ambientin.

Veliaj: E di lal, bëhu i fortë. <3

Tanini: Unë dua të protestoj, dua të ulëras me regjistër Do Maxhor.

Veliaj: Jo lal, ti s’je tenor, ti je skulptor llamarine me tendenca futuriste në mbrojtje të komunitetit.

Tanini:  Awwww <3  e bëra screenshot.

 ***

SMS 4 – (Samir Mane-Sandër Frangaj)

Mane: Ç’ishte kjo kshu?

Frangaj: 13 arinj paska kapur.

Mane: Po ky na blen dhe neve tani.

Frangaj: Po vk mo burrë, se as kostumet e Fevzos nuk blen dot me aq lekë.

 ***

SMS 5 – (Ilir Meta-Tedi Blushi)

Meta: Tedi ma sqaro pak këtë punën e Bashës, sa fitoi në Strasburg?

Emiljano Aleksi: Shef, nuk jam Tedi, e ke dërguar gabim.

Meta: Po mirë mund të ma sqarosh dhe ti.

Emiljano Aleksi: Po ja psh, sa ka Syri.net klikime në një muaj, vjehërri i tij i fitoi euro.

Meta: Ore numrin e klikimeve dhe numrin e eurove të Lulit i mora vesh, po më duhet çik numri i Tedit.

 ***

SMS  6 (Lulzim Basha- Sali Berisha)

Basha: Doktor, Strasburgu na dha të drejtë për kauzën tonë. Fituam.

Berisha: Mirë shumë. Në datë 27 është lënë?

Basha: Jo jo, sot u dha vendim. Ne fituam. Qeveria humbi.

Berisha: Lulzim, të duhet pak punë deri te fitorja.

 ***

SMS 7 (Saimir Tahiri-Orest Sota)

Sota: Vëdha jam Gëxhi të shkroj nga numri Orestit

Tahiri: Kush mo?

Sota: Gëxhi mo….gëxh-gëxh… kupton?

Tahiri: Oh, po si je i dashur?

Sota: Po ç’të jem mo? Bëri gol 13 milionë euro ai legeni. Ne si rrk i çonim të gjitha në Itali, ai fët e fët e çoi në Strasburg dhe u nderua.

***

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: Çenerentola_Strasbourg@ yahoo.com

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto