Templates by BIGtheme NET

Profili i disa drejtorëve të rinj- Në burgje nga PS-ja

Dje, u publikua një listë nga Ministria e Drejtësisë ku renditeshin drejtorët e burgjeve, që sipas këtij institucioni kanë fituar konkurset.

Mes tyre, bëjnë përshtypje 4, direkt të ardhur nga lidhje me Partinë Socialiste që qeveris vendin.

Fatjon Kurti (në foton poshtë); në qershor, ministri i Lulzim Bashës, Gazmend Bardhi e shkarkoi Kurtin për përfshirje në fushatë, teksa mbante pozicionin e drejtorit të burgut të Burrelit. Atë e kanë rikthyer në të njëjtin pozicion. Kurti asokohe bënte fushatë për Partinë Socialiste. Për disa kohë ka punuar në OSHEE.

Andis Salla (në foton poshtë); drejtori i ri i burgut të Elbasanit mësohet se bën pjesë në FRESSH, forumin rinor të PS-së. Salla ka qenë aktiv gjatë fushatës zgjedhore për të mbështetur kandidatët e partisë së tij, edhe publikisht.

Judmir Shurdhi (në foton e parë); drejtori i ri i burgut të Lushnjës, biznesmen me pronësi të një bar-restoranti, Shurdhi ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në 2015-ën. Ai ka fituar disa tendera për shërbime ushqimi në institucione. Ai mban pozicionin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet.

Emin Shpata (në foton poshtë); drejtori i ri i burgut të Peqinit i njohur si mbështetës i PS-së në Elbasan ardhur nga përvoja në polici, është fotografuar shpesh në dreka, e organizime të tyre. E fundit është kjo foto me deputeten Evis Kushi, gjatë drekës së PS-së, ku ka marrë pjesë edhe Qazim Sejdini.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful