Templates by BIGtheme NET

Kriminelët bëjnë kërdinë në mes të ditës

Nga Flamur Vezaj

Shpërthime e vrasje! Prej kohësh është bërë zakon në Shqipëri që me ndërrimin e shefave të policisë ndryshojnë edhe inspektorët e zonave, agjentët e shefat e krimeve duke lënë zbuluar zonat ku ata operojnë në kryerjen e detyrës, si vëzhgime apo mbledhje informacioni për ngjarje të caktuara!

Por ky moment është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet nga kriminelët për larje hesapesh. Ky është një problem që po trashëgohet sa herë ka ndërrime qeverish, ministra, drejtues policie e shefa komisariatesh.

Gjatë kësaj kohe edhe punonjësit më të thjeshtë të policisë nuk mendojnë për zonën e tyre apo për të siguruar informacione për të parandaluar një ngjarje kriminale, por si t’i gjejnë një mik shefit të ri që mos t’i lëvizë nga detyra apo edhe t’i promovojë ata duke lënë zbuluar zonat ku operojnë!

Por nuk është vetëm ky problemi që ka policia, prej kohësh është shkatërruar rrjeti i informatorëve me pagesë, pasi nuk jepen fonde për këta individë apo edhe më e keqja fare që janë larguar për shkak të mungesës së besimit te uniformat e policisë! Apo edhe rastet kur vetë inspektorët e zonave bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh duke mos raportuar për ngjarje të caktuara nga frika se çështja do i kalojë personale me këta individë me të kaluar kriminale!

E kjo situatë fatkeqësisht do të vazhdojë në Shqipëri, ku pasiguria është problemi kryesor i çdo qytetari! Por ajo që më shqetëson edhe sot, është fakti se segmente të caktuara të policisë së shtetit, pas çdo ngjarje të rëndë kriminale, si ajo e Shkodrës apo e Tiranës, turren të furnizojnë median me të kaluarën kriminale të viktimave vetëm e vetëm që të ulin vëmendjen nga paaftësia e tyre për të parandaluar apo zbardhur këto ngjarje!

Po meqenëse i paska bërë gjithë këto të zeza personi që ishte objekt sulmi me eksploziv në Shkodër pse ishte i lirë akoma!!! Pse nuk ndodhet në burg për të gjitha këto? Unë jam dakord që duhet publikuar edhe ajo pjesë nga koleget e mi, por është shumë e rëndë që në mes të ditës, kriminelët të bëjnë kërdinë dhe policia e institucionet që paguhen për të parandaluar akte të tilla terroriste të mos mbajnë përgjegjësi! Pasi nuk është ngjarja e parë, janë mbi 30 shpërthime me eksploziv që tashmë janë pluhurosur në zyrat e policisë dhe prokurorisë dhe asnjë person nuk mbajti përgjegjësi!

Vini re: Titulli është redaksional

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful