Templates by BIGtheme NET

Ogerta, ku e ke listën e barnave të rimbursueshme?!

Ishte muaji qershor i vitit 2016 hera e fundit kur lista e barnave të rimbursueshme qe funksionale. Që prej asaj kohe deri me sot akoma jemi në pritje të një liste të re, me artikuj të rinj dhe alternativa të reja per trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Çdo vit politikat e Ministrisë së Shëndetësisë shkojne paralel me buxhetin e shtetit dhe me fondin e caktuar për shëndetësinë dhe si rezultat çdo vit ofrohen alternativa të reja trajtimi në çdo listë të re rimbursimi. Deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur ende dhe pacientët shqiptarë vazhdojnë të jenë në pritje që nevojat e tyre për medikamente të plotësohen.

Dihet tashmë që barnat në vend, sidomos barnat e importuara, blihen në euro ose dollarë dhe shiten në lek. Vetëm kursi i këmbimit këto dy vite pa listë ka ndryshuar ndjeshëm. Në kurriz të kujt shkon diferenca e këtij ndryshimi të kursit? Në dëm të biznesit apo në dëm të fondit të shtetit që shpërndahet në bazë të listës së barnave të rimbursueshme?

Në të njëjtën kohë çdo vit reklamohet në media se çmimet e barnave ulen vazhdimisht. Në listë kjo nuk reflektohet sepse në fuqi është ende ajo e aprovuar prej 2016-ës, me çmime më të larta.

Pse e gjithë kjo çon në dëm financiar? Sepse shpenzimi i tepërt i një fondi të caktuar mund të kompensonte shtimin e numrit të pacientëve apo dhe futjen në listë të barnave të tjera nëse kjo ulje çmimi do pasqyrohej te lista e re çdo vit.

Tjetër aspekt i errët është prania në listë e barnave patentë (unike), fakt ky që me shtyrjen e listës i heq të drejtën barnave të tjera alternative që rregjistrohen çdo vit, të konkurojnë për t’u futur në këtë listë dhe të jenë alternative për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Pra, dalja çdo vit e listës është domosdoshmeri për larmishmëri produktesh dhe patjeter ekonomi më e mirë në menaxhimin e fondeve që qeveria shqiptare shpenzon për shëndetësinë. /Redaksional-Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful