Templates by BIGtheme NET

Drejtori i CIA-s: Nuk kam gjetur asnjë provë të ndërhyrjes ruse në zgjedhje

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka deklaruar se nuk ka gjetur asnjë dëshmi të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, por administrata e Donald Trump i mori pohimet me seriozisht nga sa duhej.

Gjatë intervistës së tij të parë  në ‘CBS News’ në selinë e CIA-s, Pompeo u pyet nëse ai kishte gjetur ndonjë dëshmi të marrëveshjes ndërmjet anëtarëve të fushatës së Trump dhe zyrtarëve rusë.

“Unë nuk isha në fushatë”, u përgjigj Pompeo. “Nuk e kam parë këtë gjë.”

“Mund të them vetëm këtë: Unë e kam parë këtë administratë të merret me të gjithë kundërshtarët tanë në një mënyrë energjike. CIA, si pjesë e kësaj, po bën pjesën që duhet të bëjë,” shtoi ai.

Presidenti Donald Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se akuzat për fushatën e tij gjatë së cilës pretendohet se ka bashkëpunuar me Rusinë ishin “lajme të rreme” dhe një “mashtrim total”.

“A e vëreni se Rrjetit të Lajmeve të Rreme, nuk i pëlqen kurrë të mbulojë rekordet pozitive dhe rekordin ekonomik, por flet për ndonjë gjë negative apo që mund të shndërrohet në negative,” tha Trump të martën.

“Rrengu i bashkëpunimit të fshehtë me rusët është çështje e mbyllur, përveçse për sa i përket asaj që kanë bërë demokratët, por publiku e kupton këtë gjë.!”

Referenca për Partinë Demokratike, ka të bëjë me një marrëveshje të pretenduar nga ana e republikanëve të ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, për sa i përket miratimit të marrëveshjes së uraniumit me një kompani ruse.

Pompeo tha se akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në demokracinë amerikane po merreshin seriozisht, duke shtuar: “Do kisha dashur që kjo të ishte marrë më seriozisht më parë”.

‘CBS’ tha se ishte ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, i cili njoftohet se kishte alarmuar ‘FBI’-në për kontaktet midis zyrtarëve rusë dhe atyre të fushatës Trump.

Sa i përket hapave që po ndërmerren për të penguar ndërhyrjet në vitin 2018 dhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020, Pompeo ishte disi i paqartë.

“Është një pyetje shumë e rëndësishme. Unë nuk mund të përgjigjem,” tha kreu i CIA-s. “Unë vetëm mund t’ju them këtë: Ka një përpjekje të madhe, jo vetëm nga CIA, por gjithë administrata dhe qeveria, për të bërë gjithçka që mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë në vitin 2018, në vitin 2020, në vitin 2030 dhe më tej.”

Ish-kongresmeni republikan nga Kansas tha se ai po bënte gati ndryshimet në agjencinë e spiunazhit.

“Ne po bëjmë gjëra sot që CIA nuk po i bënte një vit më parë, dhe ka më shumë rrezik ndaj këtyre gjërave që ishin lënë jashtë vëmendjes”, tha Pompeo.

Ai konfirmoi se kjo nënkuptonte zgjerimin e operacioneve të fshehta të SHBA-së, pasi “duam që presidenti Trump të ketë inteligjencën më të mirë në botë”.

I pyetur për çfarë lloj trashëgimie donte të linte pas, Pompeo theksoi:

“Unë mendoj se kundërshtarët tanë duhet ta dinë këtë, kur Mike Pompeo të largohet si drejtor i CIA-s, kjo organizatë do të jetë më e egër, më agresive, më e prirur për të marrë rreziqe që vijnë direkt nga kërcënimet me të cilat ballafaqohet Amerika dhe bota. Nëse bëj këtë unë do të jem shumë krenar “.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT   /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto