Templates by BIGtheme NET

4 faktet pse Reforma në Drejtësi po shkon drejt dështimit

Të votuara me 140 vota pro në Kuvend, ndryshimet kushtetuese për të realizuar Reformën në Drejtësi kanë parashikuar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Por pse po shkon drejt dështimit ngritja e institucioneve të reja?

1.Vonesa në zgjedhjen e anëtarëve të shoqërisë civile për organet e reja të drejtësisë

Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vonoi procedurat, duke u justifikuar se e kishte shpallur thirrjen publike të paktën 5 herë për aplikime. Në to ishin paraqitur 11 kandidatura, mes të cilëve vetëm 1 ishte kualifikuar, duke zgjatur procesin për pamjaftueshmëri të numrit të kandidatëve. Në fund të nëntorit, pas muajsh, ata hapën thirrjen e gjashtë.

Situata nisi të zhbllokohej si të kishin një shkop magjik, në dhjetor, fill pas kualifikimit të Arta Markut në komisionin parlamentar si një prej kandidateve kryesore për t’u zgjedhur kryeprokurore e përkohshme.

Është pikërisht ky moment që maxhoranca shfrytëzoi për të zgjedhur me shpejtësi kryeprokuroren e Përkohshme me vetëm 69 votat e saj. Nëse do të ishte ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbarimi i mandatit të Adriatik Llallës do të përkonte me zgjedhjen e një kryeprokurori të ri nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

2.Zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku

Arta Marku, ish-kolege e deputetit socialist Ulsi Manja, u përzgjodh po nën drejtimin e tij nga komisioni parlamentar. Nën tym e protesta Marku u votua nga socialistët si kryeprokurore e përkohshme. Por çfarë thotë Kushtetuta nga ku nis Reforma në Drejtësi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm?

Në pikën 2 të nenit 148/c të kushtetutës thuhet se mbarimi i mandatit të Llallës do të duhej të deklarohej me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga ana tjetër kryeprokurori i ri zgjidhjet vetëm me 3/5 e deputetëve të Kuvendit për 3 kandidatët që propozonte KLP-ja dhe duhej t’i nënshtrohej vettingut (neni 148/ç).

Parlamenti kishte një mundësi për zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm por vetëm në rast se mandati i Llallës do kishte mbaruar para kohe (pika 2 e nenit 109 të Ligjit për Prokurorinë).

Zgjedhja e Markut, në shkelje flagrante të Kushtetutës pasoi me lajmërimin e protestave nga fronti i bashkuar opozitar.

3.Anëtarë me probleme ligjore dhe mosplotësim kriteresh

Altin Hazizaj, Ilir Panda, Alfred Balla, Sokol Lamaj dhe Kozma Jano kanë rezultuar kandidatë me probleme, ose ligjore, ose mungesë kualifikimesh, lidhje me politikën apo probleme me biznesin. Së paku për 5 kandidatë janë ngritur dyshime të forta për integritetin ligjor dhe moral të tyre.

Propozuar nga Shoqëria Civile, Altin Hazizaj është zgjedhur nga nënkomisioni ad-hoc për anëtar të KLGJ-së edhe pse ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një vendim penal të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Rezulton se për Altin Hazizajn ka një dënim penal të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5000 lekë gjobë për veprën penale të parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal “Kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe rendit publik”

Dje disa dokumente u publikuan nga Partia Demokratike, ku Kozma Jano për KLP-në, përfaqësues i avokatisë rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni.” Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste dega Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve (sipas KQZ-së).

Nga ana tjetër Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët.

Kurse Alfred Balla për KLP në rekomandimin e ONM-së nuk plotëson kriterin e angazhimit në shoqërinë civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiaturë e një kandidati tjetër (Plarent Ndrecës).

Sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit rezulton se Ilir Panda, ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike.

4.Mospërfillja e ONM-së nga Parlamenti dhe kompromentimi i Fondacionit SOROS

Së paku në 2 raste është vërtetuar mospërfillja e parlamentit shqiptar dhe komisioneve të tij për vlerësimet e ONM-së për kandidatët.

Një raport i firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj, zbulon se Fondacioni Soros dhe Kuvendi i Shqipërisë po favorizojnë disa kandidatë të shoqërisë civile që nuk plotësojnë kriteret ligjore (sipas ekspertëve ndërkombëtarë-ONM). Raporti i plotë i siguruar nga Hashtag.al, zbuloi shkeljen e kritereve.

Nga lista që ka propozuar Komisioni i Shoqërisë Civile, në përfundim Kuvendi ka mbajtur në garë vetëm 3 kandidatura. Alfred Balla, Andi Muratej, Mimoza Qinami. Por vendimi i Kuvendit rezulton tërësisht në kundërshtim me opinionin e Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), pasi kjo organizatë ka kërkuar skualifikimin e Alfred Ballës dhe Andi Muratej, ONM-ja ka kërkuar që në garë të mbetej vetëm Mimoza Qinami si e vetmja kandidate që plotësonte kriteret.

Sipas ONM-së Balla dhe Andi Muratej duhej të skualifikoheshin, por Kuvendi i Shqipërisë pa dhënë asnjë kundër-argument mbi pretendimet e ONM-së, i ka kualifikuar këta dy kandidatë, madje i ka renditur të parët në listën e pikëzimit.

Po kështu ONM ka vënë në dukje angazhimin e lartë politik të Ilir Pandës si dhe mungesën e prioriteteve apo strategjisë personale, nuk ka futur në CV pozitën në bordin e një banke ndërkombëtare dhe kontributi akademik dhe shkencor i kandidatit është mesatar.

Këto janë shembujt se si Kuvendi po godet me vendim politik, opinionin e ekspertëve të ONM-së duke futur në lojë kandidatë me probleme dhe që nuk plotësojnë kriteret.

Nga ana tjetër raporti i ONM-së zbulon dhe kompromentimin e shoqërisë civile dhe në veçanti të fondacionit Soros, pasi nga 14 kandidaturat (në total) që ka paraqitur ky Fondacion vetëm njëra prej tyre plotësonte kriteret ligjore. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful