Templates by BIGtheme NET

Mbetën jashtë liste por sëbashku i bashkohen protestës (FOTO)

Protestës së sotme të opozitës i janë bashkuar edhe figurat e Partisë Demokratike, të cilët mbetën jashtë listës për deputetë, në zgjedhjet e 23 qershorit.

Bëhet fjalë për këto figura politike: Astrit Patozi, Albina Deda, Arbjola Halimi, Fatbardh Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj, Asllan Dogjani.

Vargu i protestuesve nis që nga monumenti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në qendër, e deri te korpusi universitar.

Protestuesit kanë mbërritur në Tiranë që pa gdhirë, nga veriu deri në jug të Shqipërisë.  Ata kanë mbërritur me një sërë surprizash në kryeqytet. Në automjetet me të cilat kanë udhëtuar, mbështetësit e opozitës kanë vendosur targën simbol të automjetit shtetëror të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri AA 003 GB, i cili dyshohet të jetë përdorur për trafikim drogë nga Habilajt.

Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës.  Ndërkohë një sërë simbolesh të tjera, si kurora e narkoshtetit, fshesat për të pastruar krimin nga vendi, tepsia e Ramës, apo portreti i Ardit Gjoklajt, janë të tjera simbole të protestës së sotme.

Ata e konsiderojnë kryeministrin Rama si përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful