Templates by BIGtheme NET

Vjedh me forcë dyqanin e celularëve, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndaluar në flagrancë një person, i cili vodhi me forcë 8 aparate celulare në një dyqan në Paskuqan.

Ndërhyrja e menjëherëshme e një punonjësi të Repartit Special “ Shqiponjat” që po shkonte në shërbim, dhe mbërritja në kohë e partullave të policisë  bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 aparate celular që autori mori me forcë në dyqan.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.01.2018, rreth orës 11:00, në Paskuqan, shtetasi Eragon Aliay është futur në dyqan celularësh  të një kompanie dhe pasi ka shtyrë shitësen me forcë ka marrë 8 aparate celular dhe është larguar me vrap.

Shitësja e dyqanit ka njoftuar Policinë në numrin 112, ku në  drejtim të adresës së dhënë  janë nisur menjëherë  shërbimet policore si dhe skuadra “Shqiponjat.

Në afërsi të vedit të ngjarjes ishte duke lëvizur në këmbë  për të shkuar në  punë edhe një punonjës policie i Reparti Special Shqiponjat, i cili porsa ka parë shtetasin e lartpërmendur që po vraponte dhe shitësen e dyqanit që po kërkonte ndihmë është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Shtetasi  Eragon Aliay kur ka parë se po e ndiqte punonjësi i Policisë ka hedhur në rrugë aparatet celularë dhe ka vijuar lëvizjen me vrap, por është kapur nga punonjësi i policisë, ku në ndihmë të tij mbërritën edhe dy patrulla të Policisë, të cilët bënë shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë Nr 5 Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para  të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Eragon Aliay, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Izrael, (me pasaportë izraelite). Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 aparate celular. Shtetasi lartpërmendur kishte hyrë në Shqipëri dy javë më parë dhe sipas informacioneve nuk kishte destinacion final por endej rrugëve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful