Templates by BIGtheme NET

1 OJF- 1 Bibliotekë, zbardhet vendimi që iu bllokua Veliajt

Zbardhet vendimi që iu bllokua Veliajt, kërkonte t’ju jepte OJF-ve bibliotekat e lagjeve. Siç shihet në projektvendim, thuhet qartë që bibliotekat do ju jepen OJF-ve që do aplikojnë në bashki. Vendimi është firmosur nga nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku.

Këshilltarët e PD-së dhe LSI-së u bënë bashkë dhe e bllokuan atë. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debat të ashpër mes kryetarit të këshillit Aldrin Dalipi, nënkryetarit Abaz Hado dhe këshilltares së LSI-së Ira Vejsiu.

Sipas informacioneve nga këshilltarët, Veliaj planifikonte që çdonjëra prej 8 bibliotekave të lagjes do administrohej nga një Organizatë Jofitimprurëse, pra: 1 OJF-1 bibliotekë.

Veliaj ditë më parë u fotografua në një prej bibliotekave të rikonstruktuara, ‘Musine Kokalari’-n.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto