Templates by BIGtheme NET

Patozi për bllokimin e parlamentit: Opozita bëri cubin, qeveria e fitoi në tavolinë seancën e sotme

Astrit Patozi ish deputeti i Partisë Demokratike ka komentuar bllokimin e seancës parlamentare ditën e sotme nga ana e opozitës.

Në një status në facebook Patozi shkruan se veprimi i sotëm i opozitës duke bllokuar parlamentin i jep vetëm fitore qeverisë.

Unë, që e dija rendin e ditës, prisja një betejë maratonë për aeroportin e Vlorës, ekstradimin e financierit të Habilajve, rikthimin e votimit për institucionet e reja të drejtësisë e tema të tjera të nxehta të ditës”- shkruan Patozi.

Me fjalët e mësipërme PAtozi kërkon të tregojë se si duhet të veprojë opozita në parlament duke mos pranuar veprimin e saj për bllokimin e parlamentit si një strategji e të bërit opozitë kundër qeverisë.

Më poshtë në statusin e tij Patozi shkruan se opozita u soll si cub që vetëm fjalë ka. Dhe me këtë veprim i fali në tavolinë fitoren  qeverisë. “Ky veprim ngjan me ato skuadrat e futbollit të cilat nuk paraqiten në ndeshje dhe kundërshtari e merr në tavolinë fitoren”-shkruan Patozi.

Ky bllokim nuk pati debat për ligjet ashtu siç duhet të ketë në një seancë parlamentare dhe për këtë Patozi jep disa argmente të cilat sipas tij i japin më shumë pikë qevrisë dhe nuk ndihmojnë opozitën për të mbrojtur qytetarët.

Argumentat e Patozit për strategjinë e gabuar të opozitës ditën e sotme:

E para, se mazhoranca i votoi pa problem të gjitha ligjet dhe vendimet e sotme, por me bonusin që askush në Shqipëri nuk mori vesh se për çfarë bëhej fjalë.

E dyta, se opozita u shfaq agresive dhe e dhunshme, ndërsa qeveria e qetë dhe e moderuar, aq sa kryeministri vetë u shndërrua në kameraman të shfaqjes.

E treta, duke u kapur për procedurë dhe duke bërë rrëmujë për çështje dytësore, opozita në parlament i largohet pafundësisht misionit të vet. Sepse qytetarët presin prej saj që në atë sallë të dëgjojnë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe çfarë po gatuhet në kurrizin e tyre nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful