Templates by BIGtheme NET

Hajnkes e ndan mendjen për të ardhmen

Bajerni i tij fitoi sot në transfertë me Mainz. Dy golat e Riberi dhe Hames Rodrigez vendosen sfidën. Bajerni vazhdon marshimin dhe vendi i dytë që mbahet nga Leverkusen është vetëm… 18 pikë më pak.

Në fund të ndeshjes ka folur tekniku Jup Heinkes. 72-vjeçari sqaron përfundimisht të ardhmen e tij, shkruan sportal.

“Kanë provuar të më bindin të qëndroj dhe mbas qershorit. E vlerësoj shumë, por nuk ka asnjë shans të ndodhë.”

Mosha ndikon e shëndeti fillon të të kufizojë. Për Bajernin, Heinkes do bënte gjithçka. Ka folur gjithmonë me vepra, por kësaj herë duket i vendosur. Ky është sezoni i fundit me Bajernin e Mynihut.

Por ska mbaruar. Nëse tifozëve të Bajernit ju thua se në fund të sezonit, Heinkes do largohet, të gjithë do trishtohen, por më pas ata fillojnë e buzëqeshin. Sepse Heinkes largohet ashtu siç largohen të mëdhenjtë, duke fituar. Kujtoni çfarë ndodhi para 5 vitesh. Foto ju ndihmon. E njëjta histori…i njëjti përfundim?

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful