Templates by BIGtheme NET

Në rresht për një-Veliaj përdor 45 artistët e Teatrit të Metropolit

 

Në rresht për një dhe s’ka ndërmend të ndalet. Erion Veliajt as që i bën përshtypje edhe demaskimi që i bëri Ergys Mërtiri, teksa publikoi informacione të rëndësishme se si i garanton pemët kryebashkiaku me bashkinë më të madhe në Shqipëri: nëpërmjet lekëve që japin nxënësit dhe mësuesit.

Por Veliaj as që e ka problem se sa njerëz e demaskojnë, ai vazhdon projektet e veta, duke përdorur gjithnjë e më shumë personazhe publikë për të rritur imazhin e tij.

Sot, për shembull ka vënë në rresht 45 aktorët e Teatrit Metropol, mes të cilëve spikasin Marjeta Ljarja dhe Gazmend Paja, të paktën nga sa tregojnë fotot e shpërndara nga zyra e tij e shtypit.

 ‘“U jam shumë mirënjohës sot të gjithë artistëve, atyre që janë ikonë e skenës shqiptare, por edhe artistëve të rinj, gjithë trupës së shfaqjes “Nata Dymbëdhjetë” të Teatrit të Metropolit, pedagogë e studentë të Arteve, që na u bashkuan sot për të mbjellë 45 mimoza në Parkun e Liqenit. Është shumë e rëndësishme t’i kthejmë natyrës atë që dëmtohet. Ngricat e vjetshme na dëmtuan një parcelë të madhe me mimoza në park, ndaj 45 artistë sot mbollën 45 mimoza dhe ndihem shumë mirë për këtë”, u shpreh ai. (Shënim ‘Ai’ kupto Erion Veliajn)

Aktorja e njohur e teatrit dhe filmit shqiptar, Marjeta Ljarja vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës dhe u shpreh se mbjellja e një peme sot, i shërben të nesërmes. “E kam pritur me shumë kënaqësi këtë nismë dhe vërtetë duket e vogël kështu në dukje, por është një mrekulli për sot dhe për nesër. Jam me atë që le ta fillojmë me gjëra të bukura, të thjeshta në dukje, largohemi edhe nga kjo trazira e madhe politike”, tha aktorja Ljarja.’, raporton zyra e Veliajt.

Teksa zyra e shtypit vazhdon me lavdërimet e Pajës për mbjelljen e pemëve, duke mos hezituar të raportojë edhe përkëdhelitë e tij për ‘Lali Erin’:

‘Aktori i humorit, Gazmend Paja theksoi se nuk ka gjë më të mirë për të ardhmen e qytetit nesër se sa të mbjellësh një pemë sot. “Nuk ka kënaqësi më të madhe se të ngrihesh në mëngjes dhe puna e parë është të mbjellësh një pemë, që do jetë jetë nesër. Ne po shijojmë kënaqësinë e mëngjesit dhe kontributin që po japim për një pemë, por ajo ka më shumë vlera se ky mëngjes dhe se kjo që po bëjmë tani. Mirënjohje për të gjithë ata që ndihmojnë, për ty Lali Eri dhe për të gjithë njerëzit që kontribuojnë për Tiranën dhe Shqipërinë tonë!”, tha Paja.’

Në fund, si gjithnjë, fotot të realizuara bukur u janë shpërndarë medieve./Hashtag.al

 

Disa nga rastet e përdorimit nga Erion Veliaj të personazheve me ndikim për rritjen e imazhit të tij:

Alfred Moisiu

 

Erkand Qerimaj

 

Bashkim Hoxha

 

Lexoni mbi përplasjen Veliaj-Mërtiri:

Pse Mërtiri nervozon Veliajn dhe përplasja që zbulon ç’bluhet pas fasadave

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto