Templates by BIGtheme NET

Mbi Bashkim Finon

 

Nga Ergys Mërtiri

Një ndër 5 premtimet e Bashkim Finos është se do të trefishojë buxhetin e të gjithë klubeve shqiptare.

Jua them me siguri të plotë, nëse ky premtim do të bëhej psh. në Gjermani, Spanjë, Itali e kudo, do të anullohej menjëherë gara, pasi do të vinin në dyshim shëndetin mendor të kandidatit.

Por, kjo nuk duhet marrë edhe aq me shaka kur mendon se jetojme në një vend ku, një koleg i tij deputet (Alfred Peza) u premtoi banorëve të Peqinit, pa iu dridhur qerpiku, se do të ndërtojë për skuadrën e tyre të futbollit, jo vetem stadium, e më the e të thashë, por edhe një kanal televiziv, si Milan Channel.

Në këtë vend, marrëzia dhe shejtanllëku ngatërrohen aq keq ndonjëherë, sidomos kur bëhet fjalë për vota, sa nuk e merr vesh se nga anon shejtan-budallai.

Sidoqoftë, në një vend ku pretendohet se gjërat funksionojnë me logjikë tregu dhe federata nuk ka asnjë punë me financat e klubeve, premtimi i një kandidati per president federate se do t’i mbushë me para arkat e tyre është, ose një marrëzi e pafre, ose një maskarallëk pa kufi, ose të dyja bashkë.

Fino le ta gjejë vetë ku bën pjesë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful