Templates by BIGtheme NET

Për Mirela Kumbaron

 

Nga Genci Fuga

Ministrja e Kulturës, zonja Kumbaro, nuk harron asnjëherë të surprizojë gjithë komunitetin artistik. Kjo është një veçori e punës së saj, edhe në këtë mandat të dytë.

Që në muajin e parë të vitit 2018, i është dashur që të dalë në intervista të ndryshme dhe të na çudisë.

Duke shfletuar faqen e internetit të kësaj ministrie, shohim në kolonën e Baza Ligjore – Projektligje, të publikohet, projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10352, datë 18. 11. 2010. “Për artin dhe kulturës”, të ndryshuar. Ditët e para të vitit 2018, duhet të ishin ditët e “dëgjesave” të platformave të reja të drejtimit të disa institucioneve qendrore artistike, nën varësinë e Ministrisë së Kulturës. Por, kjo nuk ndodhi! Sigurisht, të mbetur pa mandate, disa drejtues, janë pajisur me Urdhërin përkatës, që i përcakton si “të komanduar”.

Por, një drejtor i komanduar, nuk mund të kryej veprime me “të tretët”! Në natyrën e këtyre institucioneve, është një marrëdhënie e ngushtë pikërisht me “të tretët”. Gjithçka kalon në heshtje, derisa opinioni kujtohet e fillon të rendisë hamendësitë e tij: -Përse nuk u morën masa për organizimin e konkurseve për drejtimin e ri të institucioneve qendrore kulturore? Nuk dihet. Ndoshta ju ka dalë nga mendja. Në rast se nuk donte t’i lëvizë, por donte mënyrën si punonin ata, përse i le pa mandate? Se mund të organizohej konkursi dhe të kishim emrat e drejtuesve aktualë, fitues si platforma me e mirë 4 –vjeçare (kjo gjë është e mbrojtur me Ligj).

-Përse i duhen drejtuesit “të komanduar”? Këtu imagjinata merr krahë, dhe, ju siguroj, për keq (për keq d.m.th në dëm të institucioneve publike e interes të komunitetit artistik)

Nga ana tjetër, duke parë këto pikëpyetje që venë e vinë, dhe që pikëpyetjet pa përgjigje, kanë veti të shumohen deri në pyetje retorike, Ministrja Kumbaro, bën 2 veprime të radhës:

1- Deklaron që Teatri Kombëtar, “lëviz” tek “Turbina”, dhe godina aktuale e TK-së vihet në dispozicion të Teatrit të Operës!!!

2- Shfaq “pa bërë zë” një projektligj në internet!

Mendjet e njerëzve (duke përfshirë edhe timen), të çoroditura nga pyetjet retorike të thëna më lartë, tashmë kanë marrë edhe këto dy goditje “nën brez”, dhe, ashtu të çoroditur ulen në tastierë e shkruajnë. Fillon shikon sesi “institucionet qendrore kulturore bashkohen dhe trajtohen njësoj me ato lokale.”

Vazhdon me shfuqizimin e germës “dh”! Uppps iku Cirku! Ku shkoi? Mbase i shkon Bashkisë. Por, po i vajti Bashkisë, kalon në precedent për të gjithë bashkitë. Pra, i lind e drejta Tepelenës që të ketë Cirkun e vet (fjala që bie). Kësaj i thonë mirë e hodhe, por ku e çove? Galeria Kombëtare, shndërrohet në Muze të Arteve të Bukura Kombëtar. Po kjo pikë e zezë, ç’ishte? Po galeria ku vajti? Si do t’i bëhet me nevojën Kombëtare të të pasurit Galeri? Vazhdon me marrjen nën kompetencë të QKK-së, Bibliotekës Kombëtare, Arkivin Qendror e krijimin e dy qendrave të reja.

Sikur u gëzuam shumë që këto institucione i kishim shumë pranë Qeverisë, me një status independence “larg politikës”… Ku gabuam? Në Nenin 5, vjen një nga ato goditjet, që ty të vjen mendja rrotull jo më për 4 vjet (një mandatë), POR pa mandat fare. Çështje dëshire të ministres! Uppps! Domethënë, që në nenin 5, ti e ke humbur kthjelltësinë e mendimit, dhe je i bindur, që gjuha e përdorur nuk është më Shqiptare! Përherë e më tepër të del në pah “me Urdhër të Titullarit”, çka në esencë “të vet” e shndërron nga projekt-ligj në projekt-rregullore e brendshme e një megastrukturë kulturore, të pakulturë, arrogante, fyese dhe zhdukëse të çdo lloj tendence “ndryshe”! Kujdes, bëhet fjalë për çdo skenë në Republikën e Shqipërisë.

Mos kujtoni se gjen qetësi në Nenin 9, pika 4, që thotë se për çdo mendje shkrepje artistike e kulturore të institucioneve që nuk kanë objekt artin apo kulturën, duhet të marrë miratimin me shkrim të ministres! Kujdes nga Neni 12, se sapo u zhduk e drejta për të menduar e vepruar, çdo bashkie në fushën e art- kulturës. Kujdes 1000 herë nga Neni 15, i cili heq “kriteret e vendosur me VKM të shpërblimit të figurës artistike, dhe e lë gjithshka në dorë të negociatës, dhe “punës veresie”. Rreshti më i rrezikshëm është: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë mbas botimit në Fletoren Zyrtare!

Ore, çfarë po bëhet? Më falni por janë shumë gjëra që ndodhin Brenda Eklipsit të Hënës. E përmenda Hënën, se ajo, dihet, ka shumë ndikim në jetën tonë! E keni dëgjuar shprehjen: Nuk është me Hënë të mirë?!

Unë nuk dua të marr leje me shkrim edhe për provimet e studentëve të mi, aq më pak, te ministrja e Kulturës. Unë jam Kryefamiljar, pedagog, aktor, regjisor, socialist,etj., etj., dhe kam bindjen time; “Nuk i zgjidhim problemet, duke mos folur për to”. M’u kujtua një status në fb – personal: Ju ja rrasni me vare, mbrapa koke, punëtorit, qysh me mjes, e pastaj e pyesni: Shok Punëtor, pse t’merren mend? E me sa mend unë vazhdoj e shkruaj??? Tani është vonë! Tani kam filluar t’ju them njerëzve në rrugë: më fal se të fika cigaren me ballë, se vetëm xixa shoh!

Shënim: Titulli redaksional.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful