Templates by BIGtheme NET

Të gjitha dyshimet – Pse Ermal Meta mund të përjashtohej nga Sanremo

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, garon për të tretën herë radhazi në festivalin e Sanremos. Kësaj herë Meta u prezantua në duet me këngëtarin Fabrizio Moro.

Kënga titullohet ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) dhe trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

Pas performacës së dy artistëve të shumta ishin reagimet e publikut.

Hashtagu #Nonmiavetefattoniente dhe #MetaMoro, ishin dy nga më të klikuarit në Twitter, ndërsa në Youtube, klipi i “Non mi avete fatto niente” ishtë videoja më e shikuar nga nata e parë.

Por ana pozitive nuk ishte e vetmja e cila u diskutua…

Nga performanca e tij e djeshme në Sanremo, gjithë mbrëmjen e djeshme deri pak orë më parë, gjithë mediat italiane e më shumë ato shqiptare nxituan të flasin për përjashtimin e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro nga Sanremo.

Shkak u bënë diskutimet online se refreni është i njëjtë në tekst e melodi si tek kënga “Silenzio” e Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali.

Fakti se autori i këngës ishte i njëjtë, hodhi akoma më shumë dyshime në çështjen Meta-Moro, aq sa arriti të diskutohej edhe eleminimi i çiftit nga kompeticioni.

Pas shumë diskutimeve ishte vetë RAI, e cila sqaroi se në rregullat e festivalit i lejohet çdo kompozitori deri në masën 30% të risjell një krijim të tijin, ashtu siç ka ndodhur me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Pas mbledhjes së sotme, RAI vendosi që të dy artistët do të vijojnë garën me këngën e tyre.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful