Templates by BIGtheme NET

Dhunë në stadium, Komisioni i Apelit në FSHF fal ekipin e Këlcyrës

Pas dhunës në stadium gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra, Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare të Futbollit e ka falur ekipin e Këlcyrës.

Ky ekip ishte përjashtuar nga Kategoria e Dytë, por Apeli hedh poshtë vendimin e Komisionit të Disiplinës duke e dënuar me 14 ndeshje pa tifozë.

Me vendimin e datës 15.12.2017 (pika 7) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur:

KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes
dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen
përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2,
65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit
futbollistik 2017/2018. Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3
me 0.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore të KF “Këlcyra” duke kërkuar ndryshimin e
pikës 7 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 15.12.2017 pasi masa e denimit nuk i
pergjigjet rrethanave te shkeljes se kryer.”, njofton Apeli i FSHF-së.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful