Templates by BIGtheme NET

Partizani, të tjera probleme për ‘demat’ ndaj Kukësit

Partizani jo vetëm nuk fitoi me Laçin, por ka pasoja për ndeshjen e radhës me Kukësin, pasi dy nga lojtarët kryesorë të formacionit e kanë humbur takimin me kampionët në fuqi.

Stafi teknik duhet të mendojë për sulmin në ndeshjen me verilindorët, pasi fundjavën e ardhshme nuk do të jenë në dispozicion Gerhard Progni dhe Jurgen Bardhi.

Ky i fundit mori kartonin e katërt të verdhë në ndeshjen me Laçin, kurse për tropojanin ishte i teti i verdhë.

Kështu ata janë të pezulluar dhe duhet të qëndrojnë pushim këtë javë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto