Templates by BIGtheme NET

Pas shumë diskutimeve, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fitojnë Sanremon

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.

Kënga “Non mi avete fatto niente” rrezikoi që t’i përjashtonte të dy kantautorët nga konkurrimi pas akuzave për plagjiaturë të një kënge të prezantuar po në “Sanremo”-n e të rinjve në vitit 2016.

Por gjatë konferencës për shtyp para medieve, Fabrizio Moro tha se këngën në fjalë e kishte shkruar po ai dhe risjellja e tekstit të saj nëpërmjet produksionit të sivjetshëm ishte një rikthim i vlerave që nuk duhet të harrohen duke shtuar këtu rregullin e festivalit që i lejon çdo kompozitori deri në masën 30% të risjell një krijim të tijin.

Pas shumë diskutimeve dhe pas vlerësimeve të bëra, edhe “Rai” doli në përfundimin se kënga mund të vazhdonte garën, nga e cila dy artistët dolën triumfues.

Kënga titullohet ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) dhe trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

Tashmë është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël.

Ndërkohë në vendin e dytë u pozicionua grupi “Lo stato Socciale” dhe në të tretin këngëtarja “Analisa”./hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful