Templates by BIGtheme NET

Erion Veliaj e rikonstruktoi vetëm para 1 viti – Mësueses i bie suvaja në kokë

Një mësuese është plagosur, pasi i ka rënë në kokë suvaja e tavanit, në shkollën e rikonstruktuar para rreth një viti nga Bashkia Tiranë, siç e tregon një postim i kryebashkiakut Veliaj në ‘Twitter’.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘Osman Myderizi’ dhe e plagosur ka mbetur mësuesja Elbarina Toshkallari, e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Aksidenti që mund të kishte rezultuar fatal ka ndodhur gjatë orës së mësimit dhe të rrezikuar kanë qenë edhe nxënësit që kanë qenë të pranishëm në orën e mësimit, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Shkolla ishte rikonstruktuar në gusht të vitit 2016, për të qenë gati për nisjen e vitit shkollor në muajin shtator, siç tregon një postim i Veliajt në ‘Twitter’, ku kryebashkiaku i Tiranës shkruan: 

‘Nga shkolla Osman Myderizi (Labinoti) në qendër gjer te Shkolla e Bashkuar Kasallë në fshat, punë 24/7 për të kapur Shtatorin.’

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful