Templates by BIGtheme NET

Këngëtarët shqiptarë ‘pushtojnë’ Eurovision 2018, përfaqësojnë 3 shtete të ndryshme

Tre këngëtarë shqiptarë do marrin pjesë në ‘Eurovision 2018’, duke përfaqësuar tre shtete të ndryshme.

Eugent Bushpepa që fitoi Festivalin e Këngës në RTSH do përfaqësojë Shqipërinë.

Ermal Meta që fitoi San Remon do përfaqësojë Italinë, së bashku me Fabrizio Moro-n, kurse këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira, do përfaqësojë Qipron.

Kjo është hera e parë që tre këngëtarë shqiptarë konkurrojnë në ‘Eurovision’ duke përfaqësuar 3 shtete të ndryshme.

Edicioni i ‘Eurovision 2018’ do zhvillohet në Portugali nga data 8 maj deri më 12 maj.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto