Templates by BIGtheme NET

Kush do ta drejtojë Teatrin Kombëtar?

Pak ditë më parë, Ministria e Kulturës shpalli të hapur konmkursin për zgjedhjen e drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar, pas mbarimit të mandatit të drejtorit aktual, Hervin Çuli.

Aktorët e parë të cilët kanë shpallur kandidaturat janë, Genc Fuga, Ema Andrea dhe Laert Vasili.

Dy të parët e dhanë lajmin ndërkohë që ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, ku ishin të ftuar për të folur mbi zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa Vasili i cili ishte gjithashtu i ftuar në emision nuk dha një përgjigje përfundimtare, por më vonë deklaroi publikisht se do merrte pjesë në garë.

“Pas një sëre takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe fjalë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Teatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar”, tha Laert Vasili.

Prej disa ditësh artistët janë rebeluar lidhur me një projektligj për artin dhe kulturën, si dhe për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar pranë sallës “Turbina”.

“Pronar-e sallash mund te behet çdokush qe i jep leke i Zoti i shtepise, por historine qe ka kaluar ne ato salla nuk mund ta shbeje askush me koncepte tregtaresh!

Problemi fillon kur nuk e sheh teatrin si institucion historik e kulturor por si salle me qera ku rendesi ka fitimi dhe jo vlera kulturore krijuese e njerezore! Teatrantet nuk jane as tulla e as tregtare (me gjithe respektin,) Ndjese per bezdine e kandidimit tim!

Me vjen keq por e kam per detyre te luftoj per parimet mbi te cilat u emerova modestisht Ema Andrea ne shoqeri!”, shprehej Andrea pak ditë më parë.

Ndërkohë aktori Genc Fuga, pas shpalljes së kandidaturës ka hequr dorë nga anëtarësia në SASE.

“Meqë po kandidoj për Drejtor të Teatrit Kombëtar, ndjej si obligim moral e qytetar: Të tërhiqem, përkohësisht, nga anëtarësia në SASE!”, shprehej Fuga.

Ende nuk dihet nëse drejtori aktual Hervin Çuli do të rikandidojë për një mandat të dytë, mirëpo çështja e zhvendosjes së Teatrit Kombëtar që ka sjellë mjaft pakënqësi te artistët, duket se do ia vështirësonte shumë garën.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto