Templates by BIGtheme NET

Ndrenika i përgjigjet Kumbaros: Nuk heq asnjë presje nga ato që thashë

Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro i shkroi një letër të hapur aktorit Robert Ndrenika pas deklaratave që ai lëshoi kundrejt saj për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, edhe aktori Ndrenika i ka kthyer përgjigje ministres me anë të një letre të publikuar në gazetën Panorama.

Ndrenika shkruan se në letrën e dërguar nga Kumbaro, përveç fjalisë së parë ku është dakord me të, pjesa tjetër i është dukur jo e sinqertë dhe me kunja.

“Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.”-shkruan Ndrenika.

Letra e plotë:

E dashur Mirela!

Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta. Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira. Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën. “Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Me respekt

Roberti

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful