Templates by BIGtheme NET

Pse Patozi sulmoi sot Bashën dhe dy versionet kontradiktore

Astrit Patozi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, kundërshtar i deklaruar ndaj kreut të PD-së Lulzim Bashës, ka publikuar sot një informacion të ri, lidhur me shkarkimin e 3 anëtarëve të Kryesisë së PD-së në Vlorë.

Sipas tij, Basha i ka shkarkuar 3 demokratët nga pozicionet e tyre, sepse kanë folur keq për të. Fjala është për Mirela Agajn, Asqeri Bullën dhe Dritan Kokoshin.

Denoncon Patozi:

‘Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.’

Denoncimin konkret, Patozi e përgjithëson, duke thënë se duhet shkuar në Vlorë që të kuptohet ‘bashkimi’ që, sipas tij, po bën Lulzim Basha.

Shkruan ish-deputeti:

‘Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur?

A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.

Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?’

Patozi sfidon më tej personalisht Bashën:

Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.

Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.

Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët. ’

Burime zyrtarë të PD-së thonë se në degën e Vlores nuk ka ndodhur asnjë përjashtim.

‘E vërteta është se dy anëtarë të kryesisë së PD-së, Mirela Agaj dhe Asqeri Bulla nuk kontribuojnë në PD që në kohën e zgjedhjeve 2017 dhe nuk marrin pjesë në asnjë mbledhje.’, thonë burimet.

Sipas statutit të PD-së, parashikohet zëvendësimi i anëtarit të Kryesisë, nëse ai nuk merr pjesë në mbledhje për 6 muaj rresht.

‘Ndërsa Dritan Kokoshi është dorëhequr nga kryesia e PD-së, por mbetet anëtar aktiv i degës së Vlorës’, vazhdojnë të njëjtat burime.

I menjëhershëm, po sot, ka qenë reagimi i Dritan Kokoshit, kundër Patozit.

‘Sqarim për Patoz-rat: ‘Asnjë nga ata të serës tënde as më përfaqëson e as me ka përfaqësuar ndonjëherë (sado i vogël të kem qenë) dhe në PD s’jam nga ty por nga emri dhe mbiemri im. Kështu që Patoz mos u merr me mua po shiko katrahurën tënde.’, kundërpërgjigjet Kokoshi./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful