Templates by BIGtheme NET

‘Skandaloze! Si t’ja shpjegosh një fëmije?’, Film vizatimor me dëshirë incesti në televizionin shqiptar

Që mediat shpesh herë i kalojnë kufijtë e seriozitetit për të arritur më shumë shikime, ky është një fakt tashmë.

Mirëpo gazetarja e showbizz-it Aulona Musta, tregon një rast flagrant, të një medieje në Shqipëri e cila transmeton një film vizatimor për fëmijë, ku paraqitet një rast inçesti. Filmi vizatimor tregon historinë e një babai që dëshiron të martohet më vajzën e tij.

Ndoshta ky film nuk ka lidhje aq shumë me tërheqjen e audiencës, apo me mbushjen e kohës së transmetimit, mirëpo cilado të jetë arsyeja, Musta e cilëson një rast skandaloz transmetimin e tij.

“Kete videon ma nisi nje nene, me shume te drejte, e shqetesuar me permbajtjen e kesaj perralle te cilen po e shikonte me vajzen e saj 4 vjeçare.
Kur e pashe edhe vete u terrorizova. Si ka mundesi qe transmetohen perralla te tilla? Ka njeri pergjegjes qe kontrollon permbajtjen dhe ate qe publikohen per femijet? Si t’ja shpjegosh nje femije qe shikon i çoroditur filmat vizatimor ku babai kerkon te martohet me vajzen e tij?! Skandaloze! Skandaloze!”, shprehet moderatorja e ‘Thumb’.

Aulona ka edhe vetë një vajzë të vogël, rreth 4-vjeç, dhe me të drejtë shprehet e shqetësuar për këtë rast aq flagrant.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto