Templates by BIGtheme NET

Soros shton ‘dozën’ e financimeve në mbështetje të fushatës anti-Brexit

Miliarderi George Soros ka reaguar pas kritikave ndaj tij javën e shkuar, të cilat i emërtoi si ‘toksike’, lidhur me ndërhyrjen e tij në procesin e Brexit.

Soros është zotuar se do japë të tjera para shtesë, bëhet fjalë për një shumë prej rreth 140 mijë dollarësh, për fushatën e tij anti-Brexit.

Ai tha se teknikat e thjeshta për ndryshimin e rezultatit të referendumit për Brexit nuk ishin të mjaftueshme.

Miliarderi hungarezo-amerikan, Soros, u përball me akuzat për ndërhyrje në politikën britanike, pasi u zbulua se kishte dhuruar rreth 550 mijë dollarë për grupimin ‘Best for Britain’, që aktualisht po bën fushatë për një votim të dytë, lidhur me çdo marrëveshje përfundimtare për Brexit, të rënë dakord midis Parlamentit britanik dhe BE.

Fondacioni Për Shoqërinë e Hapur Soros (OFS) ka premtuar të bashkohet me ‘Fight Brexit’ Fund, i krijuar pas sulmeve kundër tij. Nga dita e diel, donacionet prej më pak se 140 dollarësh arritën në total prej 62 mijë dollarësh.

“Unë jam i lumtur që po luftoj me ata që janë përpjekur të përdorin një fushatë shpifëse për të mbështetur rastin e tyre të dështuar”, tha Soros për ‘Guardian’. Ish-emigranti ka thënë se largimi nga BE, do të ishte një gabim tragjik, që do të dobësonte ndikimin e Britanisë së Madhe.

Shefja ekzekutive e ‘Best for Britain’, Eloise Todd, tha se fondet shtesë kishin për qëllim injorimin e atyre që thanë se fondet e Soros për fushatën ishin anti-demokratike. Soros më parë kishte dhuruar 550 mijë dollarë për ‘Best for Britain’.

“Ne jetojmë në demokraci dhe e drejta për lirinë e fjalës është e çmuar. Elementet e shtypit të djathtë nuk duket se pajtohen me këtë” tha Todd.

“E ardhmja e Britanisë së Madhe me BE-në nuk është një marrëveshje e përfunduar. Do ketë një tjetër votim, nga njerëzit në të gjithë vendin, që meritojnë të dinë të vërtetën rreth opsioneve në tryezë, njëra prej të cilave është qëndrimi dhe udhëheqja e BE-së”.

Ajo vijoj më tej: “Soros dhe fondacioni i tij, me mirësi po ofrojnë ndihmë për dhe shumë mbështetje për ‘Best for Britain’, në mënyrë që të jemi të sigurt që ky mesazh të t’i përcillet publikut, vendimi më i madh reth Brexit nuk ka ardhur ende”.

Soros nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar. Ai shkroi në një artikull për ‘Mail on Sunday’ duke thënë se ishte shënjestruar prej “sulmeve toksike” pas dhurimit të parave javën e kaluar. Një artikull ‘Telegraph’, ku bashkëautor ishte Nick Timothy, ish- shefi i shtabit të Kryeministres, Theresa May, e quante  Sorosin “një bixhozçi i pasur, i akuzuar për ndërhyrje në çështjet e kombit”.

Soros këmbëngul se vota e thjeshtë e shumicës 52-48 për Brexit, nuk do të ishte e mjaftueshme për të zgjidhur çështjen.

“Numri i atyre që do votojnë për qëndrimin në BE duhet të jetë shumë i madh, një numër kuptimplotë në mënyrë që Europa të bindet qëndrimi i Britanisë ndaj saj ka ndryshuar rrënjësisht dhe vendimi i saj meriton të merret seriozisht”.

Përgatiti për Hashtag.al: Musa Selmanllari

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto