Templates by BIGtheme NET

Rivalë të përjetshëm, Messi: Nuk do të kem asnjëherë miqësi me Ronaldon

Kanë mëse dhjetë vite që janë rivalë në fushën e blertë, por Lionel Messi është i bindur se me Ronaldon nuk do të jenë kurrë miq.

Edhe pse kanë shfaqur shpesh përbuzje për njëri-tjetrin Ronaldo është shprehur se ndoshta pasi të jenë tërhequr nga futbolli, mund të bëhet shok me Mesin.

Gjatë intervistës për revistën “World Soccer”, argjentinasi i është përgjigjur kësaj deklarate duke u shprehur se nuk beson në miqësinë me CR7.

“Nuk e di nëse mund të jemi miq në të ardhmen. Miqësitë ndërtohen duke kaluar kohën së bashku për të njohur njëri-tjetrin. Me Kristianon nuk kemi asnjë marrëdhënie, mbi të gjitha sepse takohemi vetëm në ceremonitë e dhënies së çmimeve: është rasti i vetëm kur ne bisedojmë. Jetët tona nuk ndërthuren shumë shpesh”.-shprehet Messi.

Marrë nga: dailymail.co.uk

Përshtati: Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful