Templates by BIGtheme NET

Deputetët e opozitës nuk i ndahen Saimir Tahirit, çfarë thonë sot para ndërkombëtarëve

Sot është dita e dytë e punimeve të sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, ku fjalën e kanë marrë deputetët e opozitës, të cilët nuk i ndahen çështjes Tahiri.

Deputeti demorkat Oerd Bylykbashi, kujtoi rastet e shit-vlerjes së votave në zgjedhjet e qershorit të 2017-ës ndërsa përmendi edhe përfshirjen e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

“20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion dhe OSBE/ODIHR ka kërkuar të merren masa për shitblerjen e votës.

Nga përgjigjet për çështjen Tahiri ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shitblerjen e votave. Krimi është përfshirë në zgjedhje. Ndaj duhet konsensus për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjajë asaj në drejtësi.”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër, deputetja e LSI-së e cila në qeverisjen e parë të Ramës ka qenë edhe Ministre e Integrimit, tha se duhet një reformë zgjedhore që t’i zgjidhë të zgjidhë të gjtiha problemet.

Ndërkohë deputetja Albana Vokshi kujtoi kanabizimin e vendit dhe përfshirjen e ish-ministrit Tahiri në të.

“Qeveria deri para disa muajsh as nuk e konsideronte si problem kanabizimin, ashtu siç e përmendi më parë edhe deputetja Gjosha, por vetëm pas këmbënguljes së opozitës u arrit që të reduktohej ky fenomen dhe të punohej për të.

Shqipëria përmendej në sytë e botës jo vetëm si vend prodhues i lëndëve narkotike, por edhe si një qendër për kalimin e drogave të forta.

Do punojmë ashtu sikurse bëmë për problemin e dekriminalizimit, pasi sot kemi një parlament me më pak deputetë me të shkuar të tmerrshme kriminale. Madje sot ka edhe disa prej tyre, ju kujtoj ish-ministrin e sotëm që është ende deputet.”, tha Vokshi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto