Templates by BIGtheme NET

Duterte urdhër të pazakontë ushtarëve: Qëllojini femrat në vaginë!

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, si gjithmonë me karakterin dhe të folurën e tij, bëhet sërish epiqendër e mediave.

Deklarata e fortë e radhës, është bërë përpara një grupi ish-rebelësh komunistë, të cilëve Duterte u shërbeu si kryetar i bashkësisë së qytetit para se të bëhej president.

“Tregojuni ushtarëve. Ka një urdhër të ri që vjen nga kryetari i bashkësisë. Ne nuk do të vrasim ty. Ne thjesht do t’ju qëllojmë në vaginë. Nëse nuk ka vaginë, do të ishte e padobishme,” është shprehur Duterte sipas medieve lokale, duke nënkuptuar kështu se gratë janë të padobishme pa organet gjenitale të tyre.

Me këtë deklaratë, presidenti po përpiqej të inkurajonte Forcat e Armatosura të Filipineve (AFP) që të kapin në shenjë gratë në konflikt.

Mirëpo pas kësaj deklarate, një grup i grave në Tagalogisht ka kritikuar presidentin Rodrigo Duterte pasi sipas tyre është çështje e diskutueshme kur një burrë shteti urdhëron një grup ushtarësh për të qëlluar femra komuniste në va**në.

“Duterte konfirmon veten e tij si mafiozi më i rrezikshëm në qeveri tani.”, thuhet në një deklaratë të partisë ‘Gratë e Gabrielës’, në Filipine.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto