Templates by BIGtheme NET

Ermal Meta pas triumfit në Sanremo: Nuk e prisja

Pas suksesit të korrur në Festivalin e Sanremos, këngëtari Ermal Meta, tregon emocionet që ka përjetuar.

Përmes një lidhjeje telefonike me emisionin Wake Up në Top Channel, Meta tha se nuk e priste fitorem, edhe pse kënga e tij përmbante një mesazh shumë të fortë.

 “Sa herë që nxjerr një këngë mendoj se është më e mira. Nuk e prisja”, tha këngëtari me origjinë shqiptare.

“Fabrizio më kontaktoi në qershor mua. Ai më ka pëlqyer gjithmonë si artist dhe pranova menjëherë. Pas atentatit në koncertin e Ariana Grande, fansat kishin frikë të vinin në koncertet tona, por kur e lë veten në dorë të frikës… Prandaj vendosëm të merrnim pjesë me këtë këngë”, vijoi më tutje ai.

Ndër të tjera, Meta foli edhe për pezullimin e përkohshëm të tij dhe të Fabrizio-s nga Sanremo: “U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.

Meta foli gjithashtu edhe për rrënjët e tij shqiptare dhe pranoi se ishte krenar për origjinën e tij.

 “Unë jam shqiptar dhe kjo është një gjë që nuk dua ta fsheh, dhe nuk mund të fshihet sepse nuk fshihen rrënjët. Unë jam krenar”, tha Ermali.

Kënga “Non mi avete fatto niente” rrezikoi që t’i përjashtonte të dy kantautorët nga konkurrimi pas akuzave për plagjiaturë të një kënge të prezantuar po në “Sanremo”-n e të rinjve në vitin 2016.

Fabrizio Moro tha se këngën në fjalë e kishte shkruar po ai dhe risjellja e tekstit të saj nëpërmjet produksionit të sivjetshëm ishte një rikthim i vlerave që nuk duhet të harrohen duke shtuar këtu rregullin e festivalit që i lejon çdo kompozitori deri në masën 30% të risjell një krijim të tijin.

Pas shumë diskutimeve dhe pas vlerësimeve të bëra, edhe “Rai” doli në përfundimin se kënga mund të vazhdonte garën, nga e cila dy artistët dolën triumfues.

Kjo këngë trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto