Templates by BIGtheme NET

Gënjeu për Putinin, ministri holandez jep dorëheqjen: Më ka humbur besueshmëria

Ministri i jashtëm i Holandës, Halbe Zijlstra, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi pranoi se ka gënjyer kur tha se kishte dëgjuar personalisht Vladimir Putinin duke folur për planet për krijimin e “Rusisë së Madhe” në vitin 2006.

Zijlstra tha se kredibiliteti i tij ishte dëmtuar nga kjo çështje dhe se është e pamundshme për ta vazhduar punën e ministrit duke pranuar se nuk ishte i pranishëm në mbledhje, por e kishte dëgjuar tregimin nga dikush që ishte në mbledhje.

Më tej ish-ministri tha se deklaratat e Putinit ishin shumë të rëndësishme gjeopolitikisht prandaj edhe ka folur në mënyrë publike, duke përdorur emrin e tij në mënyrë që të mbronte burimin e tij të informacionit.

Sipas tij në një takim në vitin 2006, Putini ka thënë se ai konsideron se Bjellorusia, Ukraina dhe vendet Baltike, janë pjesë e “Rusisë së Madhe”.

Marrë nga: reuter.com

Përshtati: Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful