Templates by BIGtheme NET

Gjykata i hap rrugën ‘Velierës’ në Durrës

Gjykata Administrative e Durrësit ka pranuar pjesërisht padinë e shoqërisë civile për punimet e projektit ‘Veliera’.

Në vendimin e sotëm, gjykata vendosi ndalimin e punimeve në zonën arkelogjike të këtij qyteti vetëm në zonën A, ndërkohë që lejoi nisjen e punimve në zonat e tjera, ku ka pasur kundërshti të forta nga ana e Shoqërisë Civile.

Avokatja e çështjes ka deklaruar se do e apelonte vendimin, pasi ai nuk i pezullonte punimet kurse përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kanë deklaruar se dop e çojnë në Strasburg çështjen.

Vendimi është dhënë pa praninë e mediave, pavarësisht se seanca ishte publike. Gjykatësi kërkoi nxjerrjen e gazetarëve duke krijuar kështu konflikte e tensione në sallë.

Sipas ambjentalistit Sazan Guri, vendimi i sotëm është një fitore e parë e qytetarëve dhe se kjo i hap rrugën nxjerrjes së përgjegjësive penale për projektin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto