Templates by BIGtheme NET

Me zë dhe figurë – Si ndryshoi qëndrim për Teatrin Kombëtar, Mirela Kumbaro

Ministrja Kumbaro është tërhequr nga zhvendosja e Teatrit Kombëtar në një godinë tjetër.

Në deklaratat e saj në media, Kumbaro ka deklaruar se salla aktuale e Teatrit Kombëtar nuk do lëvizë, por do të ketë edhe dy salla të tjera te ‘Turbina’, godina e re që po përfundon së ndërtuari.

“Teatri Kombëtar aty ku është sot do të vazhdojë të jetë funksional me të gjitha parametrat teknikë. Nuk do të preket salla dhe do të vazhdojë të përdoret nga trupa e Teatrit Kombëtar të cilit në fakt i shtohen edhe dy salla të reja tek qendra Turbina me kushte më të mira edhe teknike edhe teknologjike, edhe administrative, do të zgjerohen le të thëmi hapësirat. Ai teatër ashtu siç është ka një amortizim të tillë fizik edhe konstruktiv që bëhet i parikuperueshëm por deri ditën që do të kemi një projekt të ri për një Teatër të ri Kombëtar, në të njëjtin truall ai do jetë funksional për të gjitha trupat artistike dhe do jetë në administrim të Teatrit Kombëtar.” – tha sot Kumbaro.

Në një intervistë të para pak javëve për TV Klan, ministrja Kumbaro, deklaronte se premierat e muajit maj të këtij viti do jepeshin në sallat e reja të Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’.

‘Premierat e muajit maj, do të zhvillohen sipas planifikimit tonë në teatrin e ri.’ – tha ndër të tjera Kumbaro në fund të intervistës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto