Templates by BIGtheme NET

Mesazhet e Macovei-t: Korrigjoni kodin zgjedhor konsensualisht, luftoni korrupsionin e blerjen e votës

‘Kodi Zgjedhor duhet të korrigjohet dhe kjo duhet të bëhet para zgjedhjeve dhe jo pas tyre. Një tjerër plagë është korrupsioni, pasi ai humb besimin te institucionet.’

Kanë qenë këto dy nga çështjet më të rëndësishme të cilat janë theksuar nga e deleguara BE-së, eurodeputetja Monica Macovei, në takimin e 12-të të Këshillit të Stabilizm Asociimit.

Në fjalën e saj, Macovei tha se në raportin e zgjdhjeve të fundit, ishin vërejtur probleme të shumta, por sipas saj në raport nuk thuhej se këto kishin qenë zgjedhjet mëtë këqija.

Ajo theksoi luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si probleme që duheshin zgjidhur nga Shqipëria për t’u hapur rrugën hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave.

‘BE pret rezultate të matshme nga Shqipëria. Politikanët shqiptarë kanë disa rekomandime dhe duhet të merren me to. Korrupsioni pengon konkurrencën e ndershme dhe humb besimin te institucionet. Ka një numër të madh hetimesh, nuk ka shumë ndjekje penale. Procesi në vetvete kërkon kohë, por duhet bërë shumë punë. Duhet të vazhdoni të punoni në këtë drejtim.’

Macovei foli edhe për zgjedhjet e fundit si dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor në mënyrë konsensuale.

‘Të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për zbatimin e reformave. E rëndësishme që Kodi Zgjedhor të korrigjohet dhe korrigjimet të bëhen para zgjedhjeve, jo pas tyre. Reforma zgjedhore duhet të jetë konsensuale.’ – tha Macovei.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful