Templates by BIGtheme NET

Pas suksesit në Sanremo, cili është mesazhi i të dashurës për Ermal Metën

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, kënga që rrezikoi t’i përjashtonte të dy kantautorët nga konkurrimi pas akuzave për plagjiaturë.

Pas suksesit në festivalin e Sanremos, mes urimeve dhe komenteve të shumta, është edhe urimi special i të dashurës së Ermalit, Silvia Notargiacomo.

 “Kjo është lumturia: Janë të gjitha ato gjërat e vogla, të cilat i ke mirëpritur, ledhatuar, e që i ke dashur dhe të kanë sjellë këtu… ndërsa unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia, ndërsa e shoqëron postimin me një foto të Ermal Metës.

Kënga “Non mi avete fatto niente” rrezikoi që t’i përjashtonte të dy kantautorët nga konkurrimi pas akuzave për plagjiaturë të një kënge të prezantuar po në “Sanremo”-n e të rinjve në vitin 2016.

Fabrizio Moro tha se këngën në fjalë e kishte shkruar po ai dhe risjellja e tekstit të saj nëpërmjet produksionit të sivjetshëm ishte një rikthim i vlerave që nuk duhet të harrohen duke shtuar këtu rregullin e festivalit që i lejon çdo kompozitori deri në masën 30% të risjell një krijim të tijin.

Pas shumë diskutimeve dhe pas vlerësimeve të bëra, edhe “Rai” doli në përfundimin se kënga mund të vazhdonte garën, nga e cila dy artistët dolën triumfues.

Kjo këngë trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful