Templates by BIGtheme NET

Përplasen dy trenat në Austri, 1 i vdekur dhe 22 të plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një aksident në Austri.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të të hënës, në në krahinën austriake të Steiermarkit, në qytetin juglindor Niklasdorf, ku një tren doli nga shinat pas një përplasjeje me një lokomotivë tjetër.

Policia austriake ka konfirmuar se një grua ka vdekur në këtë incident. Ndërkohë që midis 22 të plagosurve, bëjnë pjesë edhe tre fëmijë, të cilët janë dërguar në spitalet e zonës.

Në aksident u përfshinë një tren ndërkufitar i “EuroCity”, i cili udhëtonte nga Graz në Saarbrücken në Gjermani si edhe një tren udhëtarësh.

Hekurudhat Federale Austriake (OBB), përmes një deklarate zyrtare thanë se punëtorët janë mobilizuar dhe operacioni i pastrimit do të fillojë së shpejti.

Harta e zonës ku ndodhi përplasja e dy trenave

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto