Templates by BIGtheme NET

Pranohen propozimet e PD-së, kërkohet datë për çeljen e negociatave

Janë pranuar 7 nga 9 propozimet e PD-së në takimin e Komisionit të Stabilizim Asociimit.

Pas përfundimit të mbledhjes, Taulant Balla i PS-së dhe Genc Pollo i PD-së, kanë pranuar arritjen e dakordësisë mes shumicës dhe opozitës.

Pas arritjes së dakordësisë, kërkohet një datë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, deklaroi Balla.

Në përfundim të mbledhjes, Genc Pollo tha se:

“Është një dokument i mirë me të cilin ne jemi të gjithë të kënaqur, se ndryshe nga ç’ndodh në seancë plenare, vendimet morën votat e mazhorancës dhe të europarlamentarëve.” Bëhet fjalë për pranimin e shqetësimeve të ngritura nga PD-ja si ato për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve; përdorimin e imunitetit parlamentar për të mos u gjykuar; kalimin e drogave të rënda si kokaina; abuzimim me PPP; numri shumë i lartë i azilkërkuesve në Francë dhe Gjermani me kërkesën që qeveria shqiptare t’i gjejë rrënjët kësaj ikjeje masive etj.. E fundit që nuk u arrit plotësisht të pranohej nga të gjitha palët ishte çështja e lirisë së shtypit”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful