Templates by BIGtheme NET

Rama u përgjigjet Asqeriut dhe Ndrenikës: Leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush

Sot vjen përgjigja e kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së djeshme të aktorit të mirënjohur Bujar Asqriu, u shpreh mjaft i revoltuar lidhur me çështjen e zhvendosjes së Teatrit Shqiptar.

Një qytetar e pyet kryeministrin për revoltën e aktorëve përmes një komenti, por Rama përgjigjet se nuk ka nevojë për leksione nga ata. 

“E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!”, shkruan qytetari.

“Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di çfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine çfare duan!”, përgjigjet Rama.

Pas kësaj përgjigjeje të kryeministrit, qytetari ka vazhduar më tej, duke e këshilluar atë të dëgjojë deklaratat e dy aktorëve, Bujar Asqeriu dhe Robert Ndrenika sepse vërtet ia vlen.

“Degjoi pak se jane per tu degjuar Edo, 25 vitet mjaft i permende se voten ta kemi dhene per çfare do beshe…stadiumet e teatrot do kishin shume vlere dhe si rrjedhoje vleresimet do ishin maksimale nese sdo na i vendosje nga nje kulle mbi!”, vijon më tej i riu.

Edhe pse nuk ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj aktorëve, kjo deklaratë e Ramës tregon shumë për sa kohë ai midis shumë komenteve të tjera, zgjodhi t’i përgjigjet pikërisht këtij.

Mbi të gjitha, nëse vërtet nuk i ka parë e dëgjuar deklaratat e artistëve, të cilat kanë bërë bujë në të gjitha mediet, pse duhej të zgjidhte pikërisht këtë koment për t’u përgjigjur?!

Kujtojmë se një ditë më parë, Bujar Asreqiu u revoltua në mbledhjen e artistëve të cilët kundërshtojnë projektligjin e Ministrisë së Kulturës për artin dhe për zhvendosjen e tyre në “Turbinë”, ku aktori tha se askush nuk e çan kokën për ta.

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit. Zoti i paftë ata që vjedhin. Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta. Bujar Lako jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua për të.

Ndonjëherë them pse të flas, për çfarë të flas?! Mendojnë sesa do fitojnë dhe me kë do e bëjnë qejfin dhe jo për ne”, u shpreh Asqeriu.

Pak ditë më parë, të njëjtin shqetësim me Asqeriun shprehu edhe Robert Ndrenika, i cili ngriti zërin për problemet e teatrit dhe për zhvendosjen e godinës, pasi sipas tij teatri është pronë e artistëve dhe askush nuk duhet të largohet që andej.

“Është folur që do të bëhet një teatër dhe prapë nuk ka patur pikë transparence. Teatri bëhet një herë në 500 vjet. I takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër, një teatër 500-600 vjeçar. “Turbina” ishte qesharake. Për teatër ajo nuk bën. Ajo është për ndonjë fushatë elektorale. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai teatër pa marrë vesh se çdo bëhet në të”.-u shpreh aktori para pak ditësh.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto