Templates by BIGtheme NET

Shefi i Inteligjencës Amerikane: Rreziku për luftë më i lartë se asnjëherë

Sipas Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare amerikane, Daniel Coats, rreziku i konfliktit mes shteteve është më i lartë tani se çka qënë ndonjëherë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

“Kërcënimet më të drejtpërdrejta vitin e ardhshëm do vijnë nga Koreja e Veriut. Në të njëjtën kohë, kërcënimi i përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë nga shtetet do vazhdojë të rritet”-  tha Shefi i Inteligjencës gjatë një seance të Komitetit të Inteligjencës së senatit amerikan.

Ai gjithashtu tha se Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut do jenë kërcënimet më të mëdha kibernetike  për SHBA-në vitin e ardhshëm.

“Në vlerësojmë se këto vende do të përpiqen të përdorin operacionet kibernetike për të arritur objektivat strategjike, në rast se nuk përballen me pasoja të qarta për operacionet e tyre kibernetike”, tha zyrtari i lartë i komunitetit të inteligjencës amerikane.

Ndërsa për Rusinë, Coats tha se pritet që të kryejë operacione kibernetike gjithnjë e më shkatërruese vitin e ardhshëm, me shumë mundësi duke përdorur aftësi të reja kundër Ukrainës, ndërsa Koreja e Veriut do t’i përdorë operacionet kibernetike për të mbledhur para dhe informacione te inteligjencës, ose të lançojë sulme mbi Korenë e Jugut dhe SHBA.

Marrë nga: cnn.com

Përshtati: Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

Më njofto
avatar

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful